Masat e Fullanit, shumë të vonuara, kredia ulet sërish në shkurt

0
146

Ervin Kaduku

ekonomiSipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt ishte 551.6 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel si në janar, por duke rezultuar gati 1% më i ulët në krahasim me dhjetorin e vitit 2012

 

Kredia për ekonominë ka vijuar të jetë e tkurrur në fillim të vitit 2013. Dy muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë nuk ka arritur që të ndikojë që të zgjerohet huadhënia për bizneset apo individët. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt ishte 551.6 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel si në janar, por duke rezultuar gati 1% më i ulët në krahasim me dhjetorin e vitit 2012. Në krahasim me shkurtin e 2012-ës, stoku i huasë për ekonominë është rritur vetëm me 1.7%. Në tërësi, huaja për ekonominë pothuajse ka ngecur gjatë muajve të fundit, si rrjedhojë e një sërë faktorëve, ku më kryesoret janë:

-rritja e nivelit të kredive me probleme (çka ka bërë që bankat të përqendrohen në menaxhimin e portofolave ekzistues)

-ngadalësimi i ekonomisë, që ka kufizuar kapacitetet investuese të bizneseve, si rrjedhojë dhe kërkesën e tyre për kredi

-problemet që bankat kanë hasur me ekzekutimin e kolateralit

-kufizimet e likuiditetit të vendosura nga Banka e Shqipërisë, sidomos për fondet në euro, çka bëri që bankat vitin e kaluar të ulnin huadhënien në valutë të huaj.

Masat

Së fundmi, Banka e Shqipërisë ka miratuar, me shumë vonesë, sipas specialistëve të sektorit, një paketë masash për nxitjen e kredisë, në disa drejtime si përmirësimi i procesit të ekzekutimit të kolateralit si dhe lehtësimi i rregullave për huadhënien në valutë që pritet ta gjallërojnë kredinë për ekonominë. Në shkurt stoku i huasë në lekë shënoi një rënie të lehtë, ndërkohë që kredia në valutë u rrit, ndonëse me ritme të ulëta. Ecurinë më të mirë në shkurt e shënoi zëri kredia në valutë për korporatat e tjera jo financiare, që u rrit me 0.5% me bazë mujore.

 

 

 

Investimet e huaja, në Shqipëri kryesojnë kanadezët

Ervin Kaduku

 

Investitorët nga Kanadaja janë të parët në vend duke u nisur nga sasia e investimeve totale të kryera. Kjo rezulton nga shifrat e Bankës së Shqipërisë, që kufizohen me rezultatet e vitit 2011, pasi ato të vitit të kaluar janë ende në proces përpunimi. Kanadezët, në fakt, operojnë në fushën e naftës, ku investimet janë të konsiderueshme dhe ato tashmë kanë arritur në nivelin e 565 milionë eurove, ndërkohë që kompanitë greke kanë kaluar në vend të dytë me 525 milionë euro të investuara në ekonominë shqiptare. Në vend të tretë kanë kaluar firmat austriake, që janë përqendruar kohët e fundit në vepra voluminoze energjetike apo ndërtim të segmenteve rrugore. Më pas, vijojnë Italia, Turqia dhe Holanda. Deri në vitin 2012, vendin e parë ndër investitorët e zinin kompanitë greke, por goditja e vendit nga kriza ka sjellë edhe rënien e tyre. Megjithatë, qeveria ka ditur të joshë investime nga vende të tjera për të kompensuar një situatë të tillë, me rezultate pozitive. Totali i investimeve në vend gjatë vitit 2011 rezultoi mbi 3 miliardë euro, ndërkohë që një vit më parë ishte 2.6 miliardë.

 

 

Përshkrimi i treguesit

2007

2008

2009

2010

2011

Emiratet e Bashkuara Arabe

2.74

7.67

16.16

16.51

9.88

Austria

146.72

186.42

220.54

374.74

472.24

Bullgaria

12.73

15.06

20.51

17.73

12.70

Kanadaja

1.00

8.48

101.81

293.70

565.66

Zvicra

13.92

136.54

108.28

71.72

64.12

Kina

1.45

0.28

5.02

2.40

0.29

Qiproja

34.32

54.10

50.34

45.91

118.09

Çekia

0.01

55.38

-11.56

-15.22

Gjermania

52.39

66.18

74.45

83.76

84.74

Egjipti

0.97

0.51

0.54

0.79

0.83

Spanja

0.07

0.02

0.14

0.09

0.03

Franca

19.40

23.96

26.21

40.03

47.71

Mbretëria e Bashkuar

4.72

3.48

-5.25

-2.35

-0.65

Greqia

520.56

565.61

559.93

619.88

525.20

Kroacia

1.35

1.59

3.46

9.99

15.74

Hungaria

0.24

2.96

1.28

3.20

2.94

Izraeli

2.29

2.89

2.71

2.72

1.37

Italia

220.10

321.46

347.86

372.48

372.26

Kosova

4.87

14.23

9.40

9.72

5.23

Kuvajti

90.38

83.82

70.95

70.65

8.98

Libani

29.72

40.45

36.07

30.03

31.02

Monakoja

0.73

3.92

3.52

2.48

0.08

Mal i Zi

-0.60

0.19

0.17

0.69

-2.09

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë

14.53

27.97

22.10

21.77

16.39

Holanda

273.88

187.50

207.33

221.38

249.42

Norvegjia

0.30

0.38

5.00

12.53

19.11

Rumania

1.78

-0.53

0.07

0.14

0.14

Sllovenia

3.95

11.27

15.50

9.42

7.51

Turqia

154.05

189.70

235.12

280.64

282.05

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

72.44

74.91

24.10

5.97

0.19

Organizata Ndërkombëtare

21.51

25.41

34.68

46.14

54.16

Të tjera

127.07

4.71

8.05

13.33

85.89

Totali i IHD-ve

1,829.58

2,061.15

2,261.44

2,666.64

3,036.03

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency