Financat: Ja sa është realizuar buxheti për vitin 2012

0
157

Ervin Kaduku

ministriaTë ardhurat tatimore për vitin 2012 arritën në 300.9 miliardë lekë ose 98.5% të shumës së planifikuar

 

Gjatë vitit 2012 deficiti buxhetor është financuar kryesisht nga resurset e brendshme. Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga privatizimi e kanë financuar deficitin me 1.2 miliardë lekë, borxhi i brendshëm me 24,8 miliardë lekë dhe financimi i huaj me 18.9 miliardë lekë.

Në përgjithësi, shifrat janë realizuar shumë pranë objektivave të përcaktuara në bazë të Aktit Normativ të qeverisë, të miratuar nga Kuvendi, që korrigjonte buxhetin fillestar. Të ardhurat tatimore për vitin 2012 arritën në 300.9 miliardë lekë, ose 98.5% të shumës së planifikuar në bazë të Aktit Normativ për vitin 2012. Të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat arritën në 232.6 miliardë lekë ose 3 miliardë lekë më pak se një vit më parë. Të ardhurat nga TVSh-ja shënuan 116.5 miliardë, me një rënie prej 2.2% në krahasim me vitin e kaluar.

 

Aksizat

 

Të ardhurat nga akcizat arritën 36 miliardë lekë për vitin 2012, konsiderueshëm më pak se në vitin e kaluar ose 9.9% më pak. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin kanë qenë 16. 9 miliardë lekë, me një rënie 3.2 miliardë në krahasim me 2011-n. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë qenë pothuajse në të njëjtin nivel të vitit 2011, duke qenë rreth 28 miliardë lekë. Të ardhurat nga taksat nacionale kanë shënuar rritje pozitive, me rreth 34% ose 7.3 miliardë lekë më shumë se vitin mëparshëm, ndërsa ardhurat nga tarifat doganore ishin 6.1 miliardë ose 11% më pak se në vitin 2011. Të ardhurat nga tatimet vendore arritën 10,9 miliardë lekë ose 3.5 miliardë lekë më pak se në vitin 2011.

Deficiti buxhetor faktik mësohet të jetë më ulët se akti normativ. Akti parashikonte një rritje të borxhit me 49 miliardë lekë, por në fund të vitit kjo rritje rezultoi vetëm në 45 miliardë lekë, nga 41 miliardë që ishte parashikuar në fillim të vitit 2012.

 

 

Realizimi i shifrave të buxhetit për vitin 2012 (në milionë lekë)
(krahasimi, me aktin normativ)      
 

 
TOTALI I TË ARDHURAVE

329,893

99.14%

 
Te ardhura nga ndihmat

4,994

124.23%

 
Te ardhura tatimore

300,861

98.48%

 
Nga Tatimet dhe Doganat

232,590

98.59%

 
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

116,532

97.89%

 
Tatimi mbi Fitimin

16,853

101.82%

 
Akcizat

36,421

99.81%

 
Tatimi mbi te Ardhurat Personale

27,989

99.51%

 
Taksa Nacionale dhe te tjera

28,677

96.70%

 
Taksa Doganore

6,118

101.07%

 
Te ardhura nga Pushteti Vendor

10,859

98.07%

 
Sigurimi Shoqëror

49,534

97.94%

 
Sigurimi Shëndetësor

6,590

102.39%

 
TOTALI I SHPENZIMEVE

375,203

98.14%

 
Shpenzime Korrente

314,589

100.44%

 
Personeli

69,437

100.29%

 
Paga

60,144

103.65%

 
Kontributi për Sigurime Shoqërore

9,293

99.81%

 
Interesat

41,497

98.33%

 
Të Brendshme

34,005

99.43%

 
Të Huaja

7,492

93.65%

 
Shpenzime Operative Mirëmbajtje nga të cilat:

33,801

108.45%

 
Shpenzime për Buxhetin Vendor

27,333

101.05%

 
Shpenzime Kapitale

60,614

93.70%

 
DEFICITI

-45,310

91.47%

 
Të ardhura nga privatizimi

1,221

135.67%

 
       
Burimi: Ministria e Financave      

 

 

Eksporti, rritje 8%, mbizotëron nafta dhe lëndët djegëse

 

Në fund të vitit 2012, eksportet në total arritën në 213 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 8.1 përqindësh. Eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse, energji, kryesisht nafta, shënuan rritje prej 30% me bazë vjetore për 2012-n, për të arritur në 76 miliardë lekë. Ky grup përbën tashmë zërin kryesor të eksporteve tona, me 36% të totalit.

Eksportet e tekstileve e këpucëve, që punojnë me material porositësi, kryesisht me kompanitë italiane, kanë vijuar tendencën negative, që ka qenë e pranishme përgjatë gjithë muajve të këtij viti, teksa recesioni ku ka hyrë Eurozona ka ndikuar dhe në uljen e porosive për partnerët shqiptarë. Megjithatë, ritmet e rënies së eksporteve të këtij grupmalli janë ngadalësuar gjatë muajve të fundit të vitit. Eksportet e këtij grupmalli ranë me 3% me bazë vjetore për vitin 2012, duke arritur në rreth 62 miliardë lekë. Ky grup, që dikur ishte më i rëndësishëm, zë tashmë 29% të totalit të eksporteve vendase.

Grupi i tretë më i rëndësishëm, ai i materialeve të ndërtimit e metaleve, ka vijuar dhe ai prirjen rënëse, duke u tkurrur me 2.6% me bazë vjetore për 12-mujorin, për të arritur në 40 miliardë lekë.

Importet në vitin 2012 kanë shënuar një rënie me bazë vjetore prej gati 3%. Importet e materialeve të ndërtimit e metaleve janë ulur me 17% për 12-mujorin, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, reflektim i situatës së vështirë që po kalon ndërtimi në vend, por edhe tkurrjes së shpenzimeve publike, të cilat këtë vit kanë shënuar një rënie të ndjeshme.

Importet e makinerive e pajisjeve kanë rënë me 11% me bazë vjetore për periudhën janar-dhjetor, me përkeqësim sidomos dy muajt e fundit të vitit. Në rritje të ndjeshme kanë qenë vetëm importet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, që u zgjeruan me 8% me bazë vjetore për 2012-n, por edhe këto reflektojnë më shumë importet e shtuara të energjisë elektrike, për shkak të prodhimit të ulët në vend.

Importet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit kanë shënuar një rritje minimale prej 1.3%.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency