Ngjarje e rëndë në Kavajë/ Gjendet i pajetë një 22 vjeçar në banesën e tij, ja dyshimet e para të policisë

0
168

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kavajë.

Një 22- vjeçar me inicialet M.F ka ndërruar jetë brenda banesës së tij në Kavajë.

Burime për News 24 dhe Balkanweb raportojnë se 22 vjeçari është gjetur i pajetë në tualetin e banesës së tij.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët të cilët janë tronditur dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Dyshimet e para lidhen me një atak në zemër teksa ishte duke bërë dush.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e Durrësit për të mësuar shkaqet e vdekjes së 22- vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here