Kredia jashtë bankare/ Pas rritjes së taksimit mbi interesat, vendi drejt fajdexhinjve

0
147

Ervin Kaduku

 para-kazanma-yontemleri–  Varfëria masive nxit familjarët dhe bizneset t’u drejtohen borxheve me kamata marramendëse

–  Kredia jashtëbankare, përveçse është aktivitet joligjor, mbart shumë rreziqe

–  Pasoja negative të rritjes 50% të taksimit ndaj interesave të depozitave bankare

–  60% e familjarëve gjejnë para jashtë bankave

 Politika e qeverisë “Rama” për të rritur nga 10 në 15% taksën mbi interesin e depozitave bankare duket se ka nxitur automatikisht depozitat që të dalin jashtë sistemit bankar krahas uljes së interesit. Kreditë jashtë sistemit bankar (loan shark ose kredi grabitqare) sipas të dhënave të pakonfirmuara nga Banka e Shqipërisë kanë marrë zhvillim muajt e fundit, por interesat që ato ofrojnë janë shumë të larta dhe, përveçse janë aktivitet joligjor, mbartin shumë rreziqe, pasi ofruesit e borxheve vijnë përgjithësisht nga bota e krimit dhe e pastrimit të parasë.

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se në rreth 40% të rasteve të huamarrjes, familjet u janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione financiare jobankare) dhe në 60% të tyre burimeve joformale (persona fizikë dhe huamarrje nga dyqanet). Por më shqetësuese, situata është për bizneset, por që për momentin nuk disponohen të dhëna mbi madhësinë e kredisë informale dhe normat e interesit që aplikohen për këtë kredi.

Muajt e fundit është vënë re një rritje e fortë e parasë jashtë bankave për shkak të njoftimit mbi rritjen e tatimit mbi interesat nga depozitat dhe një lloj pështjellimi publik se interesi do të aplikohej mbi depozitat dhe jo mbi interesat. Deklarata e fundit e Kryeministrit Edi Rama duket se do të shtojë efektet në këtë drejtim, pasi synohet dekurajimi i depozitave dhe nxitja e konsumit dhe investimeve nëpërmjet rritjes së tatimit me 50% mbi të ardhurat nga interesi i depozitave, nga 10 në 15%. Rama deklaroi pak kohë më parë se “për depozitat, jemi vendi më absurd në Evropë dhe në Ballkan dhe këtu besoj më jepni të drejtë. Kemi një nivel depozitash të paimagjinueshëm, 9 miliardë dollarë depozita. Ne duam të stimulojmë nxjerrjen e këtyre dhe investimin. Është e thjeshtë fare. Është e drejtpërdrejtë”.

 

Shtohet ndjeshëm paraja jashtë bankave

Që në shtator, Banka e Shqipërisë ka njoftuar për një rritje jonormale dhe josezonale të parasë jashtë bankave, ndërkohë që janë shtuar shqetësimet për kreditë jashtë sistemit bankar me interesa të larta që u ngjasojnë firmave piramidale. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se “niveli i parasë jashtë bankave mbetet i lartë edhe për muajin shtator 2014, duke mos shfaqur sezonalitetin e pritur, duke e çuar paranë jashtë bankave në 29.7% të M2 (pothuajse paraja, e përbëjë nga paraja jashtë bankave dhe depozitat pa afat”.

Paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar ka vijuar rritjen edhe në shtator të këtij viti, për të pestin muaj radhazi, ndonëse me ritme më të ulëta në raport me një muaj më parëi, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në të kundërt, është konstatuar një rënie e masës monetare gjithsej (parasë jashtë bankave+ depozitave në sistemin financiar), për herë të parë gjatë këtij viti.

Në fund të muajit shtator, paraja jashtë bankave arriti në 206 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 350 milionë lekësh në raport me një muaj më parë. Në krahasim me marsin 2014, kur filloi kjo tendencë rritëse, kanë dalë jashtë bankave rreth 12 miliardë lekë, apo rreth 87 milionë euro.

 

Tërheqja e kursimeve

Largimi i kursimtarëve nga bankat duket se ka detyruar këto të fundit të rrisin interesat e depozitave me afat maturimi 12-mujor në muajin tetor, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Në tetor, interesi mesatar i depozitave të reja në lekë ishte 1.65%, duke u rritur lehtë në krahasim me 1.59% që ishte një muaj më parë. Kjo tendencë është në linjë të kundërt me politikën monetare lehtësuese të bankës qendrore që pak ditë më parë uli normën bazë në një tjetër nivel minimal historik, duke e çuar në 2.25%. Si rrjedhojë pritet që kthimi nga depozitat në lekë të vijojë të jetë i ulët, apo të tkurret më tej në muajt në vijim.

Por, depozitat një mujore janë të vetmet që kanë parë një rritje të interesave. Kthimi nga afatet e tjera është reduktuar, ku tkurrjen më e madhe e kanë shënuar depozitat 24 mujore, nga 2.93% në 2.85%.

Që nga shtatori 2011, institucioni monetar qendror filloi politikën agresive lehtësuese monetare, që synonte uljen e kostos së lekut dhe nxitjen e kreditimit dhe investimeve në ekonomi, duke ulur 12 herë normën bazë.

Por, gjatë kësaj periudhe segmenti që ka reflektuar më shumë politikën lehtësuese janë interesat e depozitave në lekë, që kanë zbritur në rreth 1.6% aktualisht (maturimi 12-mujor), duke u ulur me 4.3 pikë përqindjeje në raport me shtatorin 2011.

Ndërkohë depozitat me afat në lekë kanë rënë për 14 muaj radhazi, po sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

 

Gjobitet me 4 milionë lekë të reja Bankers Petroleum, dëmtoi mjedisin

Kompania Kanadeze e naftës “Bankers Petroleum” përveç shpërthimeve nëntokësore, që kanë shkaktuar dëme në vijim gjatë viteve, po kthehet në shqetësim për banorët e zonave Patos-Marinë dhe Zharrëz në Fier sa i përket ndotjes së tokave bujqësore me produkte hidrokarbure. Kompania prej kohësh derdh mbetjet e saj në hapësira tokësore, për të cilat nuk ka nënshkruar kontratë më instancat shtetërore. Për pasojë, Inspektorati i Mbrojtjes së Tokave Bujqësore në Fier i ka vendosur kompanisë në fjalë rreth 4 milionë lekë të reja gjobë. Kreu i këtij Inspektorati dha dje detaje lidhur me shkeljet e kompanisë “Bankers Petroleum” sa i përket shfrytëzimit të tokave bujqësore, duke deklaruar se nuk parashikohet në kontratën e koncesionit dhënë nga shteti shqiptar përdorimi i tyre për derdhjen e mbetjeve teknologjike të nxjerrjes së naftës.

Drejtori Saliaj pohoi se lidhur me këtë situatë i është dërguar edhe një relacion Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Energjisë.

Ndërkohë ankesat e banorëve lidhur më abuzimet e kompanisë Bankers Petroleum nuk kanë të sosur. Sipas tyre, dëmet që po shkakton në mjedis kjo kompani janë të pallogaritshme. Banorët i bëjnë apel vazhdimisht Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të marrë masa ndëshkuese kundër kompanisë, por gjoba është ndër të paktat masa që janë marrë deri tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency