Intervistë ekskluzive/ Bleona Qerreti: Pse vendosa të dal “nudo look”

0
252

Intervistoi: Alba Kepi

Intervista ekskluzive me këngëtaren shqiptare që për 24 orë u bë e famshme në botën e modës, duke pushtuar kronikat rozë me nudot dhe kurajon e saj

 Bleona Qerreti: Non stop flas shqip për TV-të amerikane

New Pics Bleona15 (1)Pak çaste pas sfilatës së saj në tapetin e kuq të Music Awards 2014, Bleona Qerreti u cilësia nga mediat gjermane si Angelina Jolie shqiptare. Agjencitë më të rëndësishme italiane të informacionit e komentuan si artistja shqiptare seksi e intrigante, që la në hije koleget e saj më të famshme. Mediat amerikane e renditën në 10 femrat me veshjen më seksi të këtij eventi, përkrah Selena Gomez, Kylie Jenner e Zendaya. Ndërsa vetëm pak orë më parë Bleona Qerreti ka marrë nga drejtuesit e menaxhimit të suksesit të saj në kanalin televiziv amerikan “Bravo” emalin: “looks like we have gone global!”

E pra, me gjithë pëlqimet e jopëlqimet, kritikat e komplimentet, nudos e kurajos, artistja shqiptare Bleona Qerreti ka hyrë momentalisht në rrugën e famës së saj botërore dhe ka pushtuar këtë javë kronikat muzikore dhe ato rozë të revistave e website-eve më të rëndësishme të botës. Brenda pak orësh, klikimet dhe shitjet e këngëve të saj në iTunes janë dyfishuar, ndërsa numri i fansave është shtuar, duke mos njohur më asnjë kufi gjeografik. Nga Rusia, Anglia, Franca, Italia, SHBA, Japonia kanë kërkuar të informohen në faqen zyrtare të Bleona Qerretit për biografinë e saj dhe planet e së ardhmes.

Krejt ndryshe paraqitet ky realitet në tokën e saj të lindjes në Shqipëri. Paragjykime, ofendime, sharje e pak, shumë pak komplimente. A nuk është po ky publik shqiptar që çdo ditë ngazëllehet me eufori me performancat dhe videoklipet pothuajse nudo të këngëtareve shqiptare nëpër skenat e kanalet televizive? A nuk ishte po ky publik shqiptar që gati dy dekada më parë brohoriste deri në ekstazë veshjet e zhveshura të këngëtareve kosovare?

Sa artiste të vërteta apo të sajuara të këngës kanë kënduar e kërcyer me veshje intime, pa as më të voglin ndryshim nga transparenca e Bleonës dhe kanë shtuar suksesin e tyre veç falë sjelljes së tyre ekstravagante? E pa harruar të themi se sa e sa prej tyre do të dëshironin të shkelnin qoftë një pëllëmbë të atij tapeti të kuq në Los Anxheles, në vend të Bleona Qerretit?

E kotë të mohohet se e gjithë kjo zhurmë keqdashëse për një veshje nude-look moralisht e ka plagosur këngëtaren shqiptare edhe pse ka aftësinë karakteriale ta fshehë mirë pas guaskës këmbëngulëse të një artisteje, që e ka të qartë objektivin e suksesit, i cili imponon edhe gëlltitjen e situatave të tilla. Por Bleona Qerreti ka pranë engjëjt mbrojtës, dy prindërit dhe agjenten e saj Christa Shaub, falë së cilës u bë e mundur kjo intervistë ekskluzive për gazetën “Standard”.

 

Bleona ku gjendesh aktualisht?

Vazhdoj të ndjek rrugëtimin tim profesional në SHBA e këtë ditë të enjte, më 27 nëntor, një ditë të shenjtë për të gjithë amerikanët, pasi festojnë Thanksgiving Day, në orën 09:10 a.m, isha e ftuar në emisionin e mëngjesit në kanalin televiziv “KTLA”, një program shumë i suksesshëm familjar e mjaft i ndjekur nga të rritur, nëna e fëmijë. Pata fatin të më ftonin dhe jam e nderuar, pasi për yjet e Hollivudit një ftesë e tillë është mjaft e dëshiruar dhe ndjekin një protokoll radhe vetëm për pak minuta prezencë në këtë emision. Gjithashtu ky fakt më ngushëllon e nënkupton “se nuk kam qenë aq keq”, si më pikturuan shqiptarët në Music Awards 2014.

 

Le të ndalemi këtu, tek ky event kaq i rëndësishëm e popullor në SHBA, por dhe kudo në botë. Pjesëmarrja juaj vazhdon ende të komentohet shumë…

Ky qe dhe qëllimi i stafit të punës, bashkëpunëtorë e menaxherë, që kujdesen për suksesin e famën time. Gjithçka qe menduar mjaft mirë nga stafi ekzekutiv i televizionit “Bravo”, nga producentët e reality show-t, në të cilin unë marr pjesë dhe nga agjentët e mi. Ajo çka ata donin të realizonin me mua, u arrit me sukses. Me statistika, pra me numra realë, u vërtetua se shikueshmëria e këtij reality show menjëherë pas pjesëmarrjes sime në Music Awards, u rrit mjaft, u dyfishua.

 

E gjithçka falë një fustani transparent?

Nëse unë do të kisha veshur thjesht një fustan të bukur, mediat do të limitoheshin në komentin: “Bleona, këngëtare nga Shqipëria me një reality show në Amerikë!” Pra vetëm kaq. Nuk ke asnjë shans që të bësh Italinë, Gjermaninë, Rusinë, Amerikën të flasë për ty. Momentalisht kam pushtuar faqet e revistave dhe gazetave në botë, popullariteti im është shumëfishuar. Pikërisht ky fakt i intereson televizionit “Bravo”, që aktualisht po menaxhon një pjesë të rëndësishme të suksesin tim. Për ta është e rëndësishme që mediat dhe agjencitë ndërkombëtare të botës së showbiz-it të dinë se unë jam Bleona, vij nga Shqipëria, jam këngëtare e njohur në vendin tim, Timbaland po punon për albumin tim e se kam një reality show në kanalin televiziv “Bravo”.

 

Mund të na thuash diçka më shumë mbi veshjen tuaj në Music Awards?

Fustani im është një haute couture i stilistes Shahla Dorriz. Është punuar ekskluzivisht për mua dhe është thurur në trupin tim për gjashtë orë rresht. Për tërë këtë kohë kam ndenjur në këmbë pa lëvizur, që puna të ishte sa më perfekte. Pa harruar se gjithçka nën atë fustan është natyrale, pa asnjë ndihmë nga kirurgjia plastike. Sa për fustanin e ardhshëm, në tapetin e kuq të radhës, ndoshta në Grammy’s, mund të jetë një fustan i gjatë e i mbuluar deri në fyt, që mund të shkaktojë të njëjtën habi në media: “Ua sa ndryshim ka kjo veshje nga “nude look”-u i mëparshëm… Pra, kjo është filozofia!

 

Si i ke pritur kritikat e publikut shqiptar?

Më vjen keq për shumë komente negative që nuk arrij t’i kuptoj. Në Facebook hidhet baltë mbi punën time gjatë gjithë këtyre viteve. Unë kam arritur këtu ku jam sot vetëm me forcat e mia dhe pa mbështetjen e askujt. Pse askush nga bashkatdhetarët e mi nuk flet e komenton se gjatë show-it në kanalin televiziv “Bravo”, bashkë me fytyrën time shfaqet edhe flamuri shqiptar e shkruhet Albania. Pse askush nuk komenton pozitivisht se unë flas në gjuhën shqipe non stop në një kanal televiziv amerikan? Askush më parë nuk e ka bërë këtë! Asnjeri nuk flet për këtë fakt! Pse? Mos u janë errësuar sytë nga xhelozia?

 

Bleona, cilat janë planet tuaja profesionalisht për të ardhmen?

Më datën 16 dhjetor do të lançoj pesë këngë EP (Extendend Play Single), të cilat do t’i paraprijnë diskut tim të ri që do të dalë zyrtarisht në i Tunes në natën e Krishtlindjeve, pra më 24 dhjetor. Më datën 19 dhjetor do të performoj live në Greystone Manor e ku do jenë të ftuar media e menaxherë të rëndësishëm të botës së muzikës. Po këtë datë do ta shfrytëzojmë për të promovuar linjën time të re të këpucëve me “Shoe Dazzle”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency