Itali/ Shkatërrohet banda, Shqiptarët, 3 mijë euro për rrugë transportuesve italianë të drogës

0
296

Shkatërrohet banda, bllokohet kamioni me 2 tonë drogë, 36 të arrestuar, 16 prej tyre shqiptarë

droga guardia di financa Policia italiane ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 2 tonë lëndë narkotike, ndërsa ka vënë në pranga 36 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë. Autoritetet sekuestruan lloje të ndryshme droge dhe llogari bankare të personave të inkriminuar. Hetimi për këtë rrjet, vijonte prej 4 vjetësh. Rrjeti i trafikantëve shqiptarë, mësohet se punësonte shtetas italianë, për transportin e drogës, kundrejt pagesave që shkonin deri në 3 mijë euro, për udhëtimet jashtë Italisë, në drejtim të Zvicrës,e Holandës.

 

Rrjeti

Sipas mediave italiane, mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Edmond Marku, Gerti Marku, Ditmir Vucaj, Aleks Mejdani, Leonard Samkaj, Tafil dhe Daniel Popa, Arben Demaj, Shyqyri Demaj, Vullnet Rexha, Artur Braha, Sokol Ndoci, Martin Lulaj, Alfred Dekaj, Emilion Veka dhe Gentian Isufaj. Ndër lëndët narkotike të bllokuara 15 kilogramë ishin të llojit kokainë, ndërsa 1988 kg ishin marijuana dhe një sasi e llojit ekstazi. Sipas mediave, mësohet se vlera e drogës së pakur shkonte në mbi 2 milion euro. Organizata kriminale e cila drejtohej nga një shqiptar, kishte pikat e saj në Holandë, Belgjikë dhe Shqipëri. Bëhet e ditur se kokaina vinte nga Holanda, ndërsa marijuana nga Shqipëria. Droga e ngarkuar në një kamion mbërriti në Itali, por fal operacionit të ndërmarrë nga policia e Milanos dhe Firences është bërë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërsa me urdhër Gjykate janë bllokuar 9 automjete dhe 13 llogari bankare të personave që rezultojnë të implikuar në trafik.

Hetimet nxorën në pah, se bëhej fjalë për një udhëkryq të trafikut të narkotikëve në territorin e Varezes, tregojnë nga komanda rajonale e Guardia di Financas.

Skema e trafikut të drogës nga banda shqiptare ishte e ndërtuar në mënyrë të tillë që ti ngjante një sipërmarrje ndërtimit. Njëri prej të arrestuarve quhej ‘Arkitekti’, ndërsa komunikimi mes grupit bëhej me kode, që të nënkuptohej ndërtimi i një pallati. Mësohet se droga importohej kryesisht nga Holanda dhe Mali i Zi.

 

Operacioni

Gjithçka ka nisur në mars të vitit 2010, me një operacion në Firence të quajtur “Vacanze romane”, që çoi ne zbulimin e rrjetit që ishte në dorë të dy shqiptarëve.

Më pas hetimet kanë vijuar në Milano, ku policia sekuestroi 9 automjete 134 llogari bankare në përdorim nga të arrestuarit, me vlerë 2 milionë euro. Para arrestimeve, operacioni kishte bërë të mundur kapjen e 530 kg marijuanë një kg kokainë dhe 75 mijë euro, përveç arrestimit të 7 personave në flagrancë.

Investigimi i drejtuar në zonën fiorentine, ka mundur të sekuestroje 15 kg kokainë 3,9 kg ekstazi, më shume se një tonë marijuana, 54 kg hashish dukë vene në pranga në flagrance 16 persona.

Aksioni i të mërkurës me 36 persona të arrestuar i dha fund rrjetit që drejtohej nga dy shqiptarë Leonard Smakaj 35 vjeç dhe Teofil Daniel Popa 39 vjeçi tashmë në burg. Ata u jepnin punë italianeve për të transportuar drogë në Zvicër e Holandë për 3 mije euro ngarkesa. Zakonisht kjo bëhej përmes modifikimit të makinës me fund të dyfishtë. Në Milano të tjerë shtetas shqiptarë ishin të lidhur me, vëllezerit Edmond e Dmirti Marku e Ditmar Vucaj. Një i penduar, që punonte për ta, ka dëshmuar te zyrtarët e policisë, për mënyrën e funksionimit të rrjetit.

 

 Itali/ Sekuestrohen 300 kg drogë, në pranga 5 shqiptarë

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë, nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, arrestimi i shqiptarëve u krye pas një operacioni të Guardia di Financas në portin e Barit, ku u sekuestruan rreth 300 kg kanabis që vinin nga Shqipëria. Mësohet se banda e shqiptarëve trafikonte drogë nga Shqipëria për ta shpërndarë më pas në provincat e Barit, si Terlizzi, Molfetta dhe Trani. Në pranga kanë rënë shtetasit Vidjan Gjoni, Gentian Xhani, Armand Xhani, Rrok Qushku dhe një person i pestë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas policisë italiane, në rrjetin e trafikut është përfshirë edhe një shtetas maqedonas.

 

 Krujë/ I burgosuri Shpëtim Ziza tenton të djegë qelinë

Shpëtim Ziza ka shkaktuar një tjetër incident në burgun e Krujës. Mëngjesin e djeshëm ai ka tentuar të djegë qelinë. Ziza i ka vënë flakën dyshekut. Lajmi konfirmohet nga burime të Drejtorisë së Burgjeve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar pasi kanë ndërhyrë menjëherë rojet e burgut. Ziza është transferuar në një qeli tjetër të burgut. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se i dënuari për vrasjen e një fëmije 10-vjeçar nuk ka pësuar dëmtime nga flakët në qeli, ndërsa nëna e tij, pretendon se i biri është djegur në krah. Kjo nuk është hera e parë që Shpëtim Ziza, ka tentuar të vetëvritet, ku vetëm pak ditë më parë madje ka tentuar vetëvarjen me çarçaf në burg, por është shpëtuar nga roja i burgut. Në një tjetër rast, ai ka prerë damarët në qeli dhe më pas është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkaq në qershor të këtij viti, në një atentat para banesës së tij në fund të rrugës “5 Maji”, në Tiranë, është vrarë vëllai i tij, Saimir Ziza. Ndërsa hetimet për këtë vrasje vijojnë, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje. Nga ana e saj, familja e Ziza, ka hedhur dyshimet së vrasësi mund të jetë një i afërm i 10 vjeçarit Çenga, duke ngjallur dyshimet e hakmarrjes, ndërsa i bëjnë apel Kryeprokurorit të zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje. Shpëtim Ziza është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, dhe ku vetë ai ka pranuar krimin.

 

Korçë/ Dhunohet nga gruaja, burri kërkon ndihmë në polici

Dhuna në familje, e cila ka qenë prezent jo pak herë në media, këtë herë ka për viktimë, një burrë në qytetin e Korçës. Burime të policisë së Korçës, bëjnë të ditur se, i dhunuari është një burrë i moshës 52 vjeç, i cili dhunohet psikologjikisht prej disa kohësh, në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshortja më e re në moshë. Burime nga policia lokale, saktësojnë se ditën e djeshme, në ambientet e komisariatit të policisë është paraqitur 52 vjeçari F. M., i cili ka denoncuar për dhunë të vazhdueshme psikologjike, bashkëshorten 48 vjeçare M. M. Pas këtij denoncimi, mësohet se është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të sipërpërmendurin. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency