Militantët islamikë të ISIS i presin kokën gazetarit amerikan

0
159

prerje kokeGazetari amerikan i zhdukur James Wright Foley ra në dorën e militantëve të ISIS. Kështu thuhet në një mesazh nga ISIS, të cilët shprehen se i kanë prerë kokën. Në mesazhin e fundit të gazetarit para se ti pritet koka, Foley shprehet se do të kishte dashur të mos ishte kurrë një qytetar amerikan. “Do të doja të kisha më shumë kohë., të mund të kisha shpresë për liri dhe të shihja familjen time. Por, mbi të gjitha do të doja të mos kisha qenë një shtetas amerikan”, thotë ai para vdekjes. Foley i bën një mesazh dhe vëllait të tij që shërbente në Forcat Ajrore të SHBA-ve. “Vdiqa që atë ditë kur shokët e tu hodhën bomba mbi këtë qytet, mbi këta njerëz. Atë ditë u firmos certifikata ime e vdekjes”. Grupi militant, Shtetit islamik publikoi një video që pretendon ku tregon militantët duke i prerë kokën gazetarit amerikan James Wright Foley, si një mesazh për Shtetet e Bashkuara që ndalë ndërhyrjen në Irak.

Video në YouTube ishte titulluar “A message to #America (from #IslamicState)”, një mesazh për Amerikën nga Shteti Islamik. Në video identifikohet një burrë i gjunjëzuar si James Wright Foley dhe tregohet akti i prerjes së kokës së tij.

Më tej ISIS publikoi fotografi të rënda dhe video për të dëshmuar aktet e tyre barbare.

Gazetari Foley ndodhej në Siri duke raportuar mbi luftën civile në vend, kur ai u zhduk në nëntor të vitit 2012.

Administrata e Presidentit Obama thotë se është duke u përpjekur të verifikojë vërtetësinë e një video që tregon vrasjen e gazetarit amerikan nga militantët e Shtetit Islamik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency