Fondi i Ekselencës/ Vendimi: Nëpunësit e administratës dhe studentët,cilët mund të përfitojnë

0
137

IMGP4687Kush do të përzgjidhet, do të detyrohet të punojë në Shqipëri 3-4 vjet

Nga Fondi i Ekselencës nuk do të përfitojnë vetëm studentët e shkëlqyer, por edhe nëpunësit e administratës. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ku janë miratuar edhe kriteret për ata që do të përfitojnë nga fondi prej 150 milionë lekësh (të reja). “Financimin nga buxheti i shtetit në masën jo më pak se 150 milionë lekë në vit të Fondit të Ekselencës, si dhe financimin nga donacione apo të ardhura të tjera nga burime të ligjshme për mbështetjen financiare të studentëve shqiptarë të shkëlqyer, i cili përdoret nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për bursa për studentët që ndjekin studimet e ciklit të parë, të dytë apo studime të doktoratës jashtë vendit në universitetet më të mira të botës si dhe për nëpunësit civilë të administratës shtetërore apo në varësi të saj”, – përcakton vendimi i qeverisë.

 

Studentët

Nga ky vendim përfitojnë mbështetje financiare kandidatët që plotësojnë kriteret e parashikuara më poshtë: Studentët, që ndjekin jashtë vendit ciklin e parë dhe/ose ciklin e dytë të studimeve universitare, kur:

– janë pranuar në njërin nga 15 universitetet më të mira të botës sipas renditjes së fundit të përgjithshme dhe/ose asaj specifike sipas fushave, nga “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, për të ndjekur njërin nga dy ciklet e studimit, ose kanë përfituar financim/bursë në masën 75 për qind të shpenzimeve totale të parashikuara nga universiteti pritës (për tarifën e shkollimit dhe kosto të tjera të jetesës), në rastet kur universiteti është i akredituar dhe i mirënjohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në rastin e dytë, mbështetja financiare nga Fondi i Ekselencës nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 euro në vit

– pranojnë të punojnë, së paku, 3 vjet në Shqipëri, pas diplomimit në ciklin përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën ose pas përfundimit të të gjitha cikleve të studimit, nëse kandidati fitues vijon studimet në ciklet më të larta universitare

– janë shtetas shqiptarë

– nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar;

– nuk përfitojnë bursë/financim të plotë në universitetin pritës apo nga donatorë të tjerë. Në rastet kur studenti përfiton një financim të pjesshëm nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga universiteti pritës për vitin akademik (tarifa e regjistrimit dhe/ose shpenzime të tjera të jetesës dhe udhëtimit), në varësi të masës së fondit në dispozicion;

– kanë përfunduar studimet parauniversitare me mesatare mbi 9 të të gjitha viteve të shkollës së mesme ose ekuivalente për ata që kanë përfunduar këto studime jashtë vendit, për studentët që aplikojnë për ciklin e parë të studimeve universitare;

– kanë përfunduar studimet e ciklit të parë me notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore dhe teknike, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike e shoqërore, për studentët që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve universitare.

 

Doktorantët

Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht e kanë studentët, që ndjekin studimet e plota të doktoratës, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universitare, kur:

– janë pranuar në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës në shkencat shoqërore dhe ekonomike apo në njërin prej 50 universiteteve më të mira të botës në shkenca natyrore dhe teknike, sipas renditjes së fundit, të përgjithshme dhe/ose asaj specifike sipas fushave, të “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, ose janë pranuar në njërin prej universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare për studime në albanologji

– nuk marrin shpërblime si financim i plotë apo bursë e plotë për punën kërkimore apo mësimore, që bëjnë gjatë këtyre studimeve në universitetin pritës në vlerë më të madhe se ajo e parashikuar për financim nga Fondi i Ekselencës. Studentët doktorantë nuk mbështeten financiarisht nga ky fond për tarifën e studimeve (tuiton fee), por vetëm për shpenzimet e jetesës. Në rastet kur studenti përfiton një financim tjetër nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond

-pranojnë të punojnë, së paku, 3 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të doktoratës, në fushën e studimeve të kryera si dhe kur janë shtetas shqiptarë dhe nëse nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar

 

Nëpunësit e administratës

Përfitues të fondit të ekselencës do të jenë edhe nëpunësit civilë të administratës shtetërore, që ndjekin jashtë vendit një program 1-vjeçar, master të ciklit të dytë apo të tretë, kur:

– janë pranuar në njërin nga 300 universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së fundit të përgjithshme ose në njërin nga 100 universitetet më të mira të botës, sipas fushave, nga “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, në vitin më të fundit, për të ndjekur në ciklin e dytë apo të tretë të studimit një program master me kohëzgjatje 1-vjeçare në fushat e mëposhtme:

– Politika publike

– Administrim publik

– Politika ekonomike

– Politika arsimore

– Politika shëndetësore

– Urbanistikë dhe zhvillim urban

– Menaxhim i financave publike

– E drejtë administrative/publike

– Studime evropiane

– pranojnë që pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe të punojnë për jo më pak se 4 vjet në Shqipëri, në institucione të administratës shtetërore, institucione të pavarura apo njësi të qeverisjes vendore, në përputhje me profilin e studimeve të kryera të mbështetura financiarisht nga Fondi i Ekselencës

– kanë marrë aprovimin e titullarit të institucionit ku punojnë për kryerjen e studimeve jashtë vendit dhe aplikimin për përfitimin financiar nga Fondi i Ekselencës

– nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar;

– nuk përfitojnë bursë/financim të plotë në universitetin pritës apo nga donatorë të tjerë. Në rastet kur studenti përfiton një financim të pjesshëm nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond.

 

Aplikimi

Të gjithë përfituesit, të cilët, në përfundim të vitit akademik, nuk kanë plotësuar kriteret e parashikuara në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, detyrohen të kthejnë financimin e përfituar shtetit shqiptar, brenda 6 muajsh nga përfundimi i vitit akademik. Rregullat e hollësishme për afatet e aplikimit, zbatimin e kritereve, procedurave dhe përcaktimin e masës e të mënyrës së financimit për secilën nga bursat, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit. Përzgjedhja e kandidatëve kryhet para fillimit të vitit akademik nga komisione përzgjedhëse të ngritura më urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të kryesuara prej tij. Kur Fondi i Ekselencës plotësohet edhe nga donacione, në komision ka të drejtë të marrë pjesë edhe një përfaqësues i donatorëve. Numri i anëtarëve dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë komisioni përcaktohen në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit. Studentët e ciklit të parë ose të dytë, të cilët nuk i japin të gjitha provimet apo e përfundojnë vitin me notë mesatare më të ulët se nota 8 (vlerësimi ndërkombëtar, sistemi anglo-sakson B), nuk përfitojnë bursë për vitet pasardhëse. Afatet për dorëzimin dhe shqyrtimin e aplikimeve për këta kandidatë përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit. Studentët, që kanë përfituar bursë dhe nuk kanë realizuar detyrimet e programit përkatës ose i ndërpresin ato ose kur pas përfundimit të studimeve nuk provojnë të kenë aplikuar për punë në Shqipëri, të jenë regjistruar në zyrat e punës si të papunë, sipas kushteve të përcaktuara në aktmarrëveshjen e lidhur, detyrohen t’i kthejnë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit shumën e marrë në formë burse nga Fondi i Ekselencës, brenda muajve nga dita e njoftimit.

 

Renditja e 50 universitete më të mira të “Times Higher Education” për 2014-ën

 

1-Harvard University           United States

2-Massachusetts Institute of Technology (MIT)  United States

3-Stanford University          United States

4-University of CambridgeUnited Kingdom

5-University of Oxford         United Kingdom

6-University of California, Berkeley          United States

7-Princeton University        United States

8-Yale University     United States

9-California Institute of Technology (Caltech)   United States

10-University of California, Los Angeles (UCLA)          United States

11-The University of Tokyo            Japan

12-Columbia University      United States

13-Imperial College London          United Kingdom

14-University of Chicago    United States

15-University of Michigan  United States

16-ETH Zürich – Swiss Federal Institute of Technology Zürich         Switzerland

17-Cornell University          United States

18-Johns Hopkins University        United States

19-Kyoto UniversityJapan

20-University of Toronto     Canada

21-National University of Singapore (NUS)        Singapore

22-University of Pennsylvania      United States

23-University of Illinois at Urbana Champaign  United States

24-London School of Economics and Political Science (LSE)           United Kingdom

25-University College London (UCL)       United Kingdom

26-Seoul National University        Republic of Korea

27-New York University (NYU)      United States

28-University of Wisconsin-Madison       United States

29-Carnegie Mellon University     United States

30-Duke University  United States

31-University of Washington         United States

32-University of California, San Francisco         United States

33-University of British ColumbiaCanada

33-McGill University            Canada

33-University of Texas at Austin   United States

36-Tsinghua University      China

37-Northwestern University           United States

38-Georgia Institute of Technology (Georgia Tech)      United States

39-Pennsylvania State University            United States

40-University of California, San Diego    United States

41-Peking University           China

42-Delft University of Technology            Netherlands

43-The University of Hong Kong  Hong Kong

43-King’s College LondonUnited Kingdom

43-University of Melbourne           Australia

46-University of Edinburgh            United Kingdom

46-Ludwig-Maximilians-Universität München   Germany

48-Purdue University          United States 6.0

49-École Polytechnique Fédérale de Lausanne           Switzerland

50-Osaka University            Japan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency