Universitetet, pikët që duhen për të qënë fitues

0
159

formulariMASH: Pas llogaritjes së pikëve, maturantët duhet të krahasojnë përfundimin me pikët e fituesve të një viti më parë. Formulari A2 plotësohet javës tjetër

Tabelën e plotë do ta gjeni në faqet e gazetës Standard

Rreth 40 mijë kandidatë kanë nisur tashmë llogaritjet nëse do të jenë fitues për në Universitet ose jo. Të gjithë ata maturantë që i kanë marrë kaluese notat e provimeve, llogaritjen e pikëve duhet ta bëjnë duke marrë paarsysh formulën që ka publikuar Ministria e Arsimit. Gazeta publikon sot formulën e llogaritjes së pikëve duke u bazuar te notat si dhe tabelën me pikët e fituesit të fundit të një viti më parë. Duke u bazuar te tabelat, maturantët mund të krijojnë një ide nëse do të jenë fitues të njëra nga preferencat që do të zgjedhin me formularin A2.

 

Aplikimi

Formulari A2 do të plotësohet duke filluar nga java e ardhshme. Agjensia Komëbtare e Provimeve është drejt përfundimit të këtij formulari dhe pas publikimit do të nisë aplkimi për në Universitet. Ashtu si çdo vit, kandidatët do të mund të zgjedhin 10 degë me të cilat do të konkurojnë për të qënë fitues. Specialistë të arsimit bëjnë thirrje që degët  të zgjidhen në bazë të dëshirës, pasi shumë kandidatë do të fitojnë preferencën e 9-t ose të 10-t, që në shumë raste është plotësuar sa për të mbyllur formularin.  Më pas do të publikohet Libri i Transparencës. Ky libër paraqet ID e maturantit, pikët mesatare të shkollës së mesme, notat e provimeve të maturës dhe pikët e grumbulluara për çdo program studimi të përzgjedhur në formularin A2. Libri i transparencës do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Libri i transparences i vjen ne ndihmë cdo maturanti për të verifikuar rezultatet e tij në Maturë,si dhe pikët e grumbulluara për programet e studimit të përzgjedhura në formularin A2. Për cdo parregullsi te vërejtur ai duhet të plotësoje formularin përkatës për korrektimin e tyre. Ky formular plotësohet nga kandidati dhe dorëzohet në shkollë në afatet e përcaktuara nga MAS.

 

 

Shembull për llogaritjen e pikëve

 

MES D1 D2 KSH Z1 KZ1 Z2 KZ2
8.5 8 8 1.4 7.5 1.3 8 1.3

Formula e pikëve S={[26*M+20*(D1+D2)]*K+17*(Z1*F1+Z2*F2)}*5

Me kalkulimet që ka bërë gazeta, duke supzouar që notat do të jenë si më sipër, atëherë ky maturantë do të grumbullojë 5229.3 pikë

MES – Pikët Mesatare për gjimnazin 2012 – 2014 (3 vite shkollë e mesëm) ose nota mesatare e 4 ose 5 viteve për maturantët e tjerë

D1 –Nota e shkallëzuar e provimit të parë të detyruar, Letërsi

D2 – Nota e shkallëzuar e provimit të dytë të detyruar, Matematikë

Z1 – Nota e shkallëzuar e provimit të parë me zgjedhje të detyruar

Z2 – Nota e shkallëzuar e provimit të dytë me zgjedhje të detyruar

KSH – Koeficienti i profilit të shkollës së mesme

KZ1, KZ2 – Koeficientët e lëndëve me zgjedhje për lëndët Z1, Z2

Matura – Janë pikët që ka grumbulluar maturanti nga rezultatet e marra në Maturën shtetërore (Dalin pasi plotësohen notat dhe koeficientët përkatës në pjesën majtas të formulës).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency