Mbahen sot zgjedhjet për presidentin e PE, Martin Schulz favorit

0
132

martin-schulz-300x168Zgjidhet sot kryetari i ri i Parlamentit Europian, ku Martin Schulz është favorit për të mundur tre kandidatët e tjerë, pasi tashmë ka siguruar mbështetjen e 479 eurodeputetëve. Pas fjalimeve të kandidatëve tashmë ka nisur votimi i fshehtë në ndërtesën e parlamentit në Strasburg.

Një votim për të cilin nuk kanë munguar kritikat. Shumë ekspertë argumentojnë se nuk i është normale që një institucion i cili mburret me transparencën të zhvillojë votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e kreut të tij, çka ka lënë vend për mjaft spekulime. Edhe vetë kandidatët përbëjnë një përjashtim kësaj here. Tre prej tyre janë nga e majta edhe pse ishte e djathta që fitoi zgjedhjet parlamentare europiane që u mbajtën në maj.

Konservatori britanik Sajjad Karim është i vetmi kandidat i së djathtës dhe sipas analistëve ka shumë pak shanse të fitojë për shkak të pozicionit të izoluar të partisë së tij brenda parlamentit.

Ndërsa të gjelbrit europianë zgjodhën në 25 qershor të përfaqësohen me austriaken Ulrike Lunacek si kandidate. Nga ana tjetër, e majta ekstreme ka si kandidaturë spanjollin Pablo Iglesias.

Gjithsesi kandidatura e Martin Schulz duket të jetë më e sigurta falë edhe një marrëveshje mes tre grupeve kryesore brenda parlamentit, e djathta, liberalët dhe partia socialiste.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që votimi të zhvillohet me disa raunde nëse asnjë prej kandidatëve nuk siguron shumicën absolute prej 376 votash që në raundin e parë. Dhe nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën pas 3 raundesh, atëherë dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave përballen në raundin e katërt. Votimi po drejtohet nga presidenti i përkohshëm, italiani Gianni Pittella.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency