Terminali multimodal i pasagjerëve/ Basha: Ky projekt do t’u kushtojë zero lekë qytetarëve të Tiranës. Presim votën nga këshilli

0
114

Terminali-multimodal-320x226 Numri total i mjeteve që do t’u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231 dhe në 2035-ën llogaritet në 8524 mjete

Qyteti do të ketë çdo ditë 2310 mjete më pak në qarkullim. Vlera e ndërtimit të këtij projekti është afro 41 milionë euro

 Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Ky projekt do t’i japë një zgjidhje përfundimtare disiplinimit dhe ofrimit cilësor të shërbimit të transportit në Tiranë dhe integrimit të tyre, trenit, transportit urban dhe interurban me autobus, taksive, parkimit për automjetet private dhe shërbimeve për udhëtarët. Terminali do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të ofrojë shërbim për 75% të të gjithë fluksit të mjeteve të transportit publik. I pranishëm në prezantimin e projektit kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, u shpreh se ky projekt do t’u kushtojë zero lekë qytetarëve. “Sa do t’u kushtojë ky projekt qytetarëve të Tiranës!? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, sepse pas kësaj është pyetja, ku janë lekët? E pra, këtu qëndron edhe zgjidhja bashkëkohore që Bashkia e Tiranës, bashkë me partnerët e saj i ka dhënë këtij problemi, kësaj pyetje dhe bashkë me problemin dhe pyetjen, edhe pyetjes nëseprojekti mund të fillojë të realizohetdhe kur mund të realizohet.Përgjigjja është se projekti mund të fillojëtë realizohet menjëherë pasi Këshilli Bashkiaktë bëjë të mundur hapjen e procedurave të koncesionit. Përgjigjja është: Ky terminal u kushton qytetarëve të Tiranës, taksapagueseve të Tiranës, taksapagueseve shqiptarë zero lekë. Fizibiliteti i lartë ekonomik dhe financiar, zbatueshmëria e lartë përmes fazave të projektit, interesi i madh i partnerëve, korporatave dhe i gjigantëve në këtë fushë do të bëjnë të mundur që menjëherë pas hapjes së rrugës nga vendimmarrja politike në Këshillin Bashkiak dhe përzgjedhjes përmes procedurave transparente koncesionare të koncesionit të ardhshëm, të nisë menjëherë puna”, – u shpreh Basha.

 

Terminali

Numri total i mjeteve që do t’u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231 dhe në 2035 llogaritet në 8524 mjete. Terminali do të ketë 340 vendparkime, 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin. Në vitin e parë të operimit në terminal, do t’u shërbehet 60.000 pasagjerëve dhe në vitin 2035, 220 mijë udhëtarëve. Ndërtimi i terminalit do të mundësojë reduktimin e ndjeshëm të ndotjes në qytet. Afro 2500 litra nafte nuk do të digjen brenda qytetit çdo ditë, 5 – 6 tonë CO2 në ditë nuk do të emetohet në mjedis. Qyteti do të ketë 3.1 km parkim të lire, që sot zihet nga rreth 192 autobusë të linjave interurbane dhe ndërkombëtare. Qyteti do të ketë çdo ditë 2310 mjete më pak në qarkullim, duke sjellë një çlirim të trafikut. Vlera e ndërtimit të këtij projekti është përllogaritur në afro 41 milionë euro, norma e brendshme ekonomike e kthimit është 20.58%, ndërsa ajo financiare është 17.2%, çka konfirmojnë fizibilitetin ekonomik dhe financiar të projektit. Ndërtimi i terminalit do të realizohet në partneritet publik – privat (PPP), çka do të thotë se i gjithë investimi, kosto e funksionimit dhe mirëmbajtjes përballohet nga investitori.

 

Kërkesë Këshillit

Ndërkohë që sot pritet që Këshilli Bashkiak të autorizojë Bashkinë e Tiranës të nisë procedurat e koncesionit, Basha ka kërkuar prej anëtarëve të Këshillit t’i hapin rrugë zbatimit sa më shpejt të këtij projekti. “Bashkia e Tiranës përmbyll me sukses këtë projekt, përmbush me sukses këtë premtim dhënë qytetarëve të Tiranës. Projekti është gati, financimi është gati, procedura koncesionare është gati, mbetet vetëm që përfaqësuesit e vullnetit të qytetarëve të Tiranës të thonë dhe të nisim menjëherë nga puna. Shpreh besimin se nesër, në vigjilje të finalizimit të lajmit për statusin, edhe Këshilli Bashkiak i Tiranës do të qëndrojë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve të Tiranës, do t’i shërbejë me përkushtim interesave të qytetarëve të Tiranës dhe do t’i shërbejë një të ardhmeje europiane të qytetit të Tiranës, duke marrë një vendim evropian dhe duke e kaluar dhe aprovuar në Këshillin Bashkiak hapjen e procedurave të koncesionit, hapjen e kapitullit të ndërtimit të terminalit multimodal të Tiranës të shekullit XXI, të Tiranës moderne dhe evropiane”, – theksoi Basha. Ky është projekti i dytë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit pas prezantimit të projektit për ndërtimin e tramit.

 

 Mbledhja/ Vasili-Beqaj, debate për Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Aparaturat mjekësore që do të hyjnë në Shqipëri, do të duhet të certifikohen paraprakisht nga një agjenci e re, që do të emërtohet Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. “Vendosja në treg e një aparature do të jetë fillimisht e regjistruar në agjenci në përputhje me standardet që duhet të realizojë”, – u shpreh ministri Beqaj.Gjatë raportimit në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, ministri Beqaj ka sqaruar draftin më të ri të qeverisë për pajisjet mjekësore, të cilat deri dje rregulloheshin me vendime qeverie. “Deri tani që flasim, tregtimi i pajisjeve mjekësore në Shqipëri nuk është i rregulluar. Importohen si çdo lloj malli tjetër në Shqipëri. Projektligji krijon rregulla se si do të bëhet importimi i tyre, prodhimi dhe përdorimi i tyre si dhe mirëmbajtja dhe gjurmueshmëria”, – u shpreh Beqaj. Mbledhja e komisionit nuk ka kaluar pa debate pavarësisht nga bojkoti i opozitës. Ka qenë deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili u shpreh kundër ngritjes së agjencisë së re. “Nga ka ardhur ky mendim për të ndërtuar një super-agjenci të tillë pa eksperiencë, as të mëparshme, as të së tashmes”, – u shpreh Vasili.

“Po e ilustroj, Franca, Kroacia, Sllovenia që janë vende anëtare të BE-së, e kanë në një institucion të vetëm edhe barnat edhe materialet mjekësore. Krijimi i dy institucioneve do ishte kosto shtesë në pjesën administrative”, – theksoi Beqaj. “Në vitin 2007 ky dokument pra strategjia për menaxhimin e pajisjeve mjekësore propozoi qartë edhe modelin e organizimit që do ishte agjencia shtetërore e pajisjeve mjekësore. Jam kategorikisht kundër bashkimit të qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave kjo gjë na krijon një raport jo normal me donatorët tanë”, – përfundoi Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency