Takimi në Ankara/ Duçka: Si do shndërrohet Shqipëria në një aktor kryesor të prodhimit të naftës

0
147

ne ankaraZëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, z. Dorian Duçka mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Naftës dhe Gazit që është duke u zhvilluar në Ankara të Turqisë.

Z. Duçka referoi në hapjen e këtij forumi të rëndësishëm ndërkombëtar së bashku me ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, z. Taner Yildiz, si dhe me ministrin e Naftës së Irakut, z. Abdul Karim Luaibi.

Z. Duçka në emër të qeverisë shqiptarë shpalosi vizionin që ka Shqipëria për t’u shndërruar në një aktor kryesor në prodhimin e naftës në Evropë, si dhe të shndërrohet në një nyjë kyçe për energjinë në rajon, ku roli i Shqipërisë në sigurinë e energjisë së Evropës nëpërmjet projektit TAP dhe IAP është thelbësor, sidomos dukë marrë parasysh zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Z. Duçka theksoi rëndësinë e rolit që Shqipëria ka si kontribuues dhe faktor pozitiv në diplomacinë energjetike në rajon, që do të kontribuojë direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Z. Duçka i ftoi kompanitë ndërkombëtarë dhe turke pjesëmarrëse në forum dhe të interesuara për Shqipërinë, të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, pasi qeveia do të jetë partnere në suksesin e tyre.

Gjatë vizitës, zv.ministri Duçka takoi ministrin e Energjisë të Turqisë, z. Taner Yildiz. Ata diskutuan për bashkëpunimin dhe rolin e përbashkët që Shqipëria dhe Turqia kanë për ecurinë dhe suksesin e Korridorit Jugor të gazit.

Z. Duçka u ftua edhe një drekë pune nga zv.ministri Murat Mercan, ku u diskutuan ndihma dhe eksperienca që Ministria e Energjisë së Turqisë mund të jap për Shqipërinë. Z. Duçka e ftoi homologun z. Mercan për një vizitë në Tiranë, i cili e pranoi dhe se do vijë me një delegacion biznesi që operojnë në fushat e energjisë dhe burimeve natyrore, për të eksploruar mundësitë për investim në këta sektorë në Shqipëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency