Bëni detyrën tuaj, zoti shkrimtar!

0
177

(Leter e hapur, drejtuar shkrimtarit Kim Mehmeti)

 

Nga NATASHA LUSHAJ

 

24 nentor Maks Velo, cifti labJa postimi ne facebook i dates 23.11.2013, ne faqen e shkrimtarit KIM MEHMETI:

 

“Dikur, kur populli ynë nuk ishte kaq i “civilizuar” sa sot, nuk matej emancipimi nëpërmjet përqindjes së trupit të cullakosur, por nëpërmjet vlerave njerëzore. Dua të them se sot zhbëhet më e vlefshmja për një popull dhe shoqëri: familja! Dhe mendoj se kjo do na kushtojë shumë shtrenjtë. (Kim Mehmeti Adm)”

 

I nderuar z. Kim Mehmeti,

 

Paraprakisht, na thoni, ju lutem, kur ka qene ajo koha “dikur… kur emancipimi nuk matej me…”? D.m.th., kur ka qene kjo “kohe emancipimi” ne Maqedoni apo Kosove, per te cilen e keni fjalen? Ne kohen e Turqise apo te Jugosllavise?

Se dyti, meqe po flasim per “vlera njerezore”, duhej te mbanit nje ekodistance prej dy ekstremeve te lajthitjeve “femerore”, te Perendimit dhe te Lindjes, d.m.th., kritik ndaj “cullakerise” njelloj si ndaj “gogoleshave” me perçe dhe veshje qe shuajne perdhunshem shenjat e Unit femeror, nje nga vlerat me te fisme, madje hyjnore, njerezore?

Mosmbajtja e kesaj ekodistance eshte gabimi me pak i denueshem i prononcimit tuaj publik. Problemi eshte tek arsyeja pse nuk e quani edhe mbulimin e femres (shqiptare) si shenje e prishjes se familjes (shqiptare)? Mos mendoni se “konservimi” i familjes (shqiptare) nen perce do ta shpetonte ate nga prishja?

Ajo qe me detyroi te replikoj me ju, eshte mungesa e tejpamesise, mosthellimi ne esence te gjerave, tek universalja qe percakton ekzistencen e njeriut, siç pritet nga nje shkrimtar. Ajo ngecja juaj tek kuptimet e perkohshme, te siperfaqshme dhe kaq dashakeqe, sidomos thirrja juaj per kundershtimin e emancipimit, i vene pa medyshje ne thonjeza, duke e fyer keshtu kete popull ne aftesine e tij per t’u emancipuar, si gjithe te tjeret!

Ju beni thirrje per frenim te emancipimit, duke luajtur me friken dhe goditjen ne seder te nje shoqerie thellesisht maskiliste, pamjaftueshmerisht te shkolluar ose te keqshkolluar (mjafton te shohesh reagimet e komentuesve…). Keni profetizuar apokalipsin e sigurt nga emancipimi (sic e quani me perbuzje, “cullakeri”), i cili po vjen vetem prej Perendimit (pse dukeni sikur ngjasoni me xhihadistet e Lindjes?). Njelloj si te ishte fjala per lendet kimike te Sirise…

Dhe, sidomos, eshte e dukshme alergjia juaj e çuditshme nga koncepti LIRI e INDIVIDIT, e vetmja qe nuk ju ka shkuar aspak ne mendje, kur e keni shkruar dhe postuar kete mesazh provokues.

Personalisht jam e zhgenjyer nga ju. Nje shkrimtari a intelektuali nuk i lejohet nje shikim kaq i ceket dhe kaq i ngushte i gjerave. Duhet te jeni me tejpames, zoteri. Duhet ta mendonit dy here, para se te leshonit te tilla mesazhe tek ndjekesit tuaj (boll te manipuluar jane shqiptaret kohet e fundit ne Kosove e Maqedoni, por edhe ne Shqiperi, lidhur me veshjen e femres), sepse e dini qe kjo çeshtje eshte shume sensitive nder shqiptare. Statistikat e krimit brenda familjes, edhe pa ndihmen tuaj, jane me shume se shqetesuese.

Me “cullakëri” ju quani zbulimin me shume se ç’duhet te trupit dhe, sigurisht, hallin e madh e keni me “zhveshjen” e femres. Megjithese flisni ne emer te “vlerave njerezore”, nuk jeni shume larg nga drejtuesi i Bashkesise Islame ne Kosove, qe kerkon mbulimin mundesisht te gjithe femrave me shami, si dhe mallkimet e sharjet e turpshme ndaj femrave qe nuk i ka ai ne rresht. Madje, ne nentekst, ju i ndihni pikerisht atij.

Dhe, per te qene i ndershem me lexuesit tuaj e, per te mos mbetur ne lemine e fames se perkohshme e te publicitetit shkurtpames vetjak (provokimi i publikut jo gjithnje eshte shenje largpamesie), ju duhet te percaktoni fillimisht tipologjine e “familjes” per te cilen po vini kujen se po rrenohet.

Ajo qe quani “familja (shqiptare)” dhe qe po ndikoni te mbijetoje edhe ne shekullin XXI, duhet thene se eshte e tipit konservator, autoritar dhe, perfaqeson, ne miniature, tere sistemin organizativ te moralit, ligjit, etikes, struktures se besimeve e te vetedijes gjenetike, si dhe te normave ekonomike/materiale te funksionimit te shoqerise ne kohen perkatese. Duhet thene edhe se ky model sot eshte i kapercyer dhe se ne, shqiptaret, do te arrijme si gjithnje te vonuar ne stacione. Por do te arrijme!

P.sh., nuk mund te mohohet se ne kete mes, as ne shoqeri, as ne familje, as ne institucione, nuk perfillej individi, Uni i “burgosur” ne kufijte e familjes, fisit etj., deri ne… kufijte e deformimit mental e shpirteror, madje edhe identitar. Shembulli me klasik eshte pozicioni historikisht poshterues i femres ne familjen dhe shoqerine shqiptare dhe, sidomos, guximi qe kane sot eksponente te caktuar per te pretenduar sanksionimin ne shkalle ligjore te mbulimit te femres, duke ua mbivendosur perkatesine fetare qenesise kombetare dhe identitetit vetjak.

Kesaj tash po i ndih edhe nje SHKRIMTAR!

 

Kam dy pyetje:

1) Cili eshte personi apo institucioni qe percakton se cilat quhen “vlera njerezore te rrezikuara” e cilat jo? Apo, me sakte, cili person apo institucion e ka tagrin nga Zoti te percaktoje masen e duhur te zhveshjes se trupit te femres?

Babai, vellai, burri, vjehrri, kunati, komshia, hoxha i fshatit apo xhamia dhe shkrimtari i radhes ne qytet? Gjithsesi, gjithkush, perveç asaj vete?

2) Me ç’menyra mendoni se duhet vepruar, per te mos humbur “vlerat njerezore” qe po rrezikohen, sipas jush?

Nese do te kem nderin e nje pergjigjeje, mendojeni mire pergjigjen tuaj, ju lutem, sidomos per kete pike…

 

Thoni se po rrezikohet familja dhe, bashke me te, edhe populli. Sigurisht, me “popull” dhe “familje” ju keni parasysh familjen dhe popullin/kombin apo kombesine shqiptare, apo jo? Pse, valle, nuk dime qe “kombesia maqedonase” te jete e shqetësuar ne kete mase nga “cullakeria” e femres se kombesise se vet? Nga ana tjeter, pse nje pjese e “kombesise shqiptare” ne Maqedoni, Kosove (dhe Shqiperi) nuk duket fare e shqetesuar nga thirrjet per mbulimin e femrave me shami e perçe, sipas zakonit turçeli te Mesjetes?

Gabimi juaj i pare eshte se “familjen (shqiptare)” e kuptoni si diçka metafizike, apo hyjnore, ashtu si dhe popullin (kombin), si nje shenje apo ikone identifikimi te qenesise (shqiptare). Dhe e keni gabim per te dyja: as familja as kombi (edhe ai shqiptar) nuk jane “hyjnorë” (perveçse ne diskursin poetik e folklorik), sepse perfaqesojne dukuri a institucione sociale dhe sisteme ekzistence historikisht te krijuara, jo te dhena njehere e pergjithmone, nga Zoti.

 

Pse them qe jeni i ceket dhe jolargpames, pavaresisht pozimit si njefare “vizionari” gjemendjelles me kete prononcim?

Familja eshte shumeçka, por jo gjithçka. Dhe, filozofikisht e jo vetem, jo çdo humbje eshte veç humbje, sepse nderkohe eshte padyshim edhe pasurim e risim, nepërmjet shnderrimit të diçkaje ne diçka tjeter, zakonisht, nje zbulim i anes tjeter te “medaljes”, e cila ne, “miopeve” ndaj konceptit te totalitetit, na duket si gje e re. Aty ku ne “te zakonshmit” shohim shkurtpamesisht “humbje”, ne kendshikimin dhe ndjeshmerine qe i takon te kete nje shkrimtar (nese eshte i tille), duhet te jete perfitim, rijetesim i diçkaje qe dukej se ishte atrofizuar e po ndryshkej (per t’u flakur tej), sepse nuk mund te funksiononte më, ne kushte dhe horizonte te reja njohjeje e vetedijesimi.

Familja ne vetvete, ka gjithe tiparet e nje Qendre, e cila eshte e tille, sepse gjithnje mbart imitimin e “se madhes brenda se vogles”, strukturen e shoqerise tek modeli i familjes, dhe anasjelltas. Qendra, nga natyra, eshte pohuese dhe mohuese njekohesisht, sepse “pohimi” apo miratimi (element i kohezocionales) ne teresi, doemos parakupton mohimin e pjeses, te vecantes apo individuales, duke mbytur qe ne embrion energjine e saj fragmentuese dhe mevetesuese. Liria e se teres eshte ngritur keshtu mbi mohimin e lirise se pjeses. Pra, si çdo Qender, edhe nukleusi ‘familje’ eshte pike-dubel, me dy anet e veta: drite dhe hije.

Koncepti juaj per “familjen (shqiptare)” ka nje deformim te madh ne kuptimin e LIRISE. Nuk ka dy lloje lirish; liria ose eshte, ose nuk eshte. Liri me njollen e roberimit nga te huajt (pushtues), apo nga TJETRI (bashkefamiljaret apo bashkekombasit), nuk eshte liri. Duhet pranuar se, në ate qe e quajtem “hije” te nje dukurie, ka shumecka ose gjithcka (vlera e antivlera), thuajse njelloj si edhe ne anen e saj te ndritshme. (Dhe e dini qe “familja shqiptare” ka nxjerre ne shesh keto dy dekada mjaft llum e ndyresi, qe ka pas geluar aty brenda per shume e shume kohe, ne nje marreveshje heshtjeje perverse dhe hipokrizi kriminale te te gjitheve kunder femres, madje, edhe te vete femres kunder vetvetes! Edhe kjo ne emer te lirise!) Nga ana tjeter, ne anen e “ndritshme” te familjes, nje nga vlerat/antivlerat e mbetura per shekuj, eshte dytesimi/varesia e INDIVIDIT, si qenie (edhe mashkull), nga e Tera (kombi ose shoqeria), e unit te tij te paperseritshem, i cili eshte konsideruar vetem si numer ne shumen e pergjithshme.

Familja eshte nje bashkesi nukleus, qe per shekuj mendohej si e pazhbëshme (si atomi dikur…), pa te cilen ishte e pamundshme te ekzistonte vete individi. Dhe jo me kot, natyrisht. Por, nese duam t’i mbajme te tilla, te veshura me petk hyjnor, duke mos pranuar evolucionin e tyre, te jemi te sigurt se kemi percaktuar edhe vdekjen e tyre. Fatmiresisht, te dyja (populli/kombi dhe familja) jane struktura kaq fuqimisht totale, me veti vetetransformuese e veterregulluese brenda ketij totaliteti (teresie), si çdo strukture tjeter: p.sh., organizmat e gjalla, te menduarit dhe psika e njeriut, gjuha dhe teksti etj., saqe ndikimi i individeve, qofte edhe te shquar, nuk mund t’i shkaterroje. Por mund t’i çliroje nga mohimi, duke i unifikuar pjeset me harmonine e totales.

Procesi i perkundert me ate te kohezionit te “familjes tradicionale shqiptare” ka nisur te pakten nga Pavaresia e ketej; atehere kur, diku me pak e diku me shume, u krijuan kushtet qe njeriu shqiptar ta kthente vemendjen apo ta anonte peshoren e qartesim/diferencimit brendaperbrenda vetes, ne dallimin e Une nga Ti, shqiptar me shqiptar. E gjithe kjo, ne varesi te mases se çlirimit te njeriut/kombesise shqiptare nga kushtezimi i jashtem – kur i duhej te ruante fort diferencen ndermjet “Ne” dhe “I huaji” pushtues, si nje nga mjetet e mbijeteses nacionale – edhe ky ishte nje nga faktoret e kohezionit/ngurtesimit te zgjatur te familjes tradicionale dhe çdo aspekti te sistemit formues te vetedijes identitare. Sepse ne asgje nuk ka vetem vlera ose vetem antivlera. Per pasoje, shkalla e mungeses se lirise kombetare dhe shoqerore ka qene ne raport te zhdrejte me vonesen historike per kalimin (apo rikthimin ne autenticitet) e saj tek modeli i familjes moderne evropiane (me te mirat dhe te metat e saj), kalim qe po ndodh sot, duam apo s’duam ne, duke u bere edhe nje nga shkaqet e trazimeve tona te natyrshme. Po flasim per gjera qe kane ndodhur dhe po ndodhin (dhe do te ndodhin). As nuk po akuzojme, as nuk po himnizojme.

 

Rigjetja e vetvetes nuk eshte humbje, po veç zbulim i vlerave/antivlerave te tjera, te cilat, ne menyre hipokrite, kemi bere dhe bejme sikur nuk kane qene kurre aty, vetem pse ne i kemi injoruar. Duhet te kesh komplekse te renda identiteti per t’u bere xheloz nga aftesimi per zbulimin e vetvetes, nga lufta per gjetjen e rruges per aty, te dikujt tjeter. Sepse, ne fakt, kjo eshte ajo qe po ndodh me femren shqiptare, bashke me rrezimet, deshtimet dhe gabimet pa fund qe eshte e destinuar te beje ne kete proces, si gjithe femrat ne boten e zhvilluar. Bashke me dhimbjet e zhgenjimet, por edhe me lumturine e pafund te kerkimit dhe ndertimit te Lirise se tyre! Shkrimtari duhet te besoje ne kete proces, madje, te besoje se gjetja e vetvetes nga ana e femres do te beje me te lire edhe vete shoqerine ku ato jetojne. Nuk i shkon shkrimtarit te beje thirrje per frenim te femres (sidomos asaj shqiptare).

Te tilla thelbe te gjerave, per prirje apo ligje universale te ekzistences njerezore duhet te sillte per kete çeshtje mesazhi juaj vizionar dhe me ndjeshmeri prej artisti, i nderuar shkrimtar, ne vend qe te merreni me fundfustanet dhe dekoltete e femrave, si nje moralist i rendomte me apo pa mustaqe.

Pa u zgjatur më, ju lutem: qetesojini lexuesit tuaj! Ndriçoni, nese mundni, arsyen e tyre. Mos i beni thirrje sedres se semure dhe emocionit. Po ndodh veç e pashmangshmja. Koncepti “familje” po ristrukturohet nder ne, shqiptaret e Ballkanit, po ribehet, si thuajse çdo hallke e vetedijes dhe e LIRISE sone! Edhe ne kete veshtrim apo zbulim te ri, ajo do te mbetet po pike-dubel, me te ndritshmet dhe te errëtat e veta, per t’u rievoluar ne nje kohe tjeter.

Prandaj, mos vini alarmin! Nuk do te zhbehet asgje, aq me teper populli/kombi, po te rikonceptohen marredheniet e konceptet per familjen dhe femren, si dhe po te emancipohet femra vete. Perkundrazi, secili individ i ketij populli/kombi, si dhe konceptet e tij per pikat nukleus ne sistemin e vet te ekzistences, si familja (“shqiptare” – thonjezat ketu duhet te na duken si brire…), do te behet me racionale, me e ndershme me veten dhe me te tjeret, me bashkekohore, prandaj edhe me e forte!

Nga kjo edhe populli/kombi yne do te vetemancipohet, per t’u bere me i respektueshem nga kombet e tjera. Dhe shpresojme qe te mos kete me prinder monstra qe vrasin vajzat e tyre, vetem ngaqe nuk iu binden; apo meshkuj impotente qe vrasin grate se nuk i posedojne dot, apo…(nuk di ç’emer t’u vë) qe vrasin gra e femije ne emer te gjakmarrjes apo kanunit.

 

Beni detyren tuaj, zoti shkrimtar!

 

Me respekt

Natasha Lushaj

Tirane, me 23.11.2013

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency