Ku po shkon ekonomia digjitale?

0
172

ekonomiaRevolucioni digjital më nuk mund të ndalet. Po cilat janë trendet më të reja, rreziqet dhe shanset? Për këto u diskutua në konferencën për digjitalizim NEXT në Berlin.

Një kongres për ekonominë digjitale pa qasje në internet është si një garë e Formulës 1 pa benzinë. Ndaj nuk është ndonjë çudi që fizikanti dhe matematicieni Stephen Wolfram reagon pak i pashpresë, kur i bie lidhja e internetit në konferencën digjitale NEXT, në momenton kur ai donte të tregonte se si funksionon sistemi për kërkime Wolfram Alpha në rrjetin social Facebook.

“Nëse nuk kemi lidhje me internetin, nuk mund të punojmë”, thotë Wolfram pas disa përpjekjeve për t’u futur në internet. Rreth 1500 pjesëmarrësit e konferencës filluan të qeshin. Një e treta prej tyre ka ardhur nga vendet e tjera, por secili i kupton problemet e ligjëruesit britanik. Secili e di që pa një internet stabil dhe të shpejtë nuk mund të paramendohet as ekonomia digjitale.

Në korridorin e Qendrës së Kongreseve në Berlin prezantohen ide të ndryshme, nga shërbimet për pagesa deri tek caktimi i takimeve online për mjeshtrit dhe shërbimet e ndryshme, si për shembull për parukierët. Në mënyrë demonstrative një grua i pret flokët para të gjithëve. Për gjërat diskutohet në mënyrë intensive. Marina Gorbis nga instituti “For The Future” shpjegon se fjala është për një proces social më të ndryshëm nga shoqëria që jetojmë sot. Fjala është për një lidhje mes njerëzve, kur mund të krjohet edhe një botë e re, pa e shkatërruar botën e vjetër digjitale. Sistemet e reja i shfrytëzojnë sistemet dhe teknologjitë e vjetra, për të përmirësuar gjërat. Gorbis përpiqet që të shpjegojë këtë botë të re digjitale përmes platformës Odesk, një burse për punësim. Ata që japin oferta për punë futen në këtë sistem dhe mund të lidhen me njerëzit që kërkojnë punë në mbarë botën. Këtu prezantohen me qindra mijëra kërkesa dhe oferta për rroga. Marina Gorbis pranon se në momentet e pesimizmit shtron pyetjen a thua është e mundur që e gjitha të bëhet me më pak komplikime dhe a është e mundur që të ruhet më shumë sfera private. “Për teknologjitë e reja duhet të mendojmë të gjithë, sepse fjala është për teknologji të cilat do ta influencojnë jetën tonë në vitet dhe dekadat e ardhshme”, pohon ajo.

Bota digjitale po shkakton për momentin më shumë pyetje se sa përgjigje. Cilat janë synimet e shoqërisë dhe çfarë kërkojnë konsumatorët? Kush mund të fitojë para me këtë digjitalizim dhe kush mund të bëjë tregti? Por një është e sigurt: po bëhet një revolucion i cili nuk mund të ndalet.

Ndryshime dramatike në tregun e gazetave dhe revistave

Gati askush nuk e ndjen më shumë këtë gjendje se sa botuesit. Dëshirat e lexuesve kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, thotë Stan Sugarman nga shtëpia botuese “Gruner und Jahr”. Një pjesë e konsumatorëve nuk duan më të paguajnë para për gazeta dhe revista. Futja e Paypal, nuk mund t’i plotësojë kërkesat, mendon Sugarman. “Kjo do të dështojë. Te gazetat Wallstreet Journal dhe Financial Times mund të funksionojë ky sistem pagese, vetëm pse gjysma e atyre që paguajë janë firma dhe institucione”, pohon ai.

Në të ardhmen do të paguhet vetëm për gjëra që qëndrojnë shumë, si për shembull për receta guzhine, për tema të rëndësishme shkencore apo për broshurat për udhëtime dhe pushime, thotë Sugarman. As Telekomi gjerman nuk është tepër i kënaqur me zhvillimet e fundit. Kjo për faktin se tani duhet të bëhet transferimi i një volumi shumë më të madh të të dhënave.

“Bëhet fjalë për dokumente me një volum 1,3 Zettabyte, që është një numër me 20 zero. Kush do ta pagujë këtë punë?”, pyet menaxheri i Telekomit Matthias Schmidt-Pfitzner. “Do të paguajë qyteti, qeveria apo dikush tjetër, nuk e di. Për momentin e di vetëm se Telekomi gjerman duhet të gjej diku para.” Edhe politika ka filluar të mendojë për këto gjëra. Në vend që të punojnë kundër njëri tjetrit, ata duhet të bashkëpunojnë, thotë kandidati i socialdemokratëve për kancelar Peer Steinbrück. Vetëm në këtë mënyrë mund të shndërrohet teknologjia e re në një model suksesi ekonomik. Sektori i teknologjisë duhet të ndërlidhet mirë me sektorin e industrisë dhe të realizojnë vizionet e pritura në Gjermani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency