Rikthehen reshjet e dëborës, ja si paraqitet situata në Dardhë

Janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të Korçës. Trashësia ka shkuar deri në 5 centimetra në aksin e Dardhës, por që nuk ka krijuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

Puna për pastrim dhe kriposjen ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm. Reshjet kanë rënë gjatë natës, por sot janë ndërprerë.

Në qytetet të tjera të vendit përfshirë edhe Tiranë ka pasur prezencë të reshjeve të shiut.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :