Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani, ndërsa rrogat janë më të ulëtat. Shqiptarët më të keq paguarit në rajon

Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani, ndërsa rrogat janë më të ulëtat. Shqiptarët më të keq paguarit në rajon

Berisha gjatë një takimi në Dibër, deklaroi se opozita shqiptare ka ndjekur një rrugë të vështirë ndër vite, por sipas tij ka dalë “me faqe të bardhë” duke mbrojtur të vërtetat e qytetarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Berisha tha se në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë një nga forcat më të izoluara politike në botë, por pavarësisht kësaj, sipas tij, nuk është tërhequr nga qëndrimet e saj.

Ne qëndruam për të vërtetat e mëdha të këtij populli dhe sot ato të vërteta janë të njohura dhe të mbështetura në 8 rezoluta nga forcat e qendrës së djathtë në botë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se opozita është përballur me “mafien më të rrezikshme shqiptare dhe ndërkombëtare”, por mbetet e palëkundur në misionin e saj politik.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Berisha tha se Shqipëria ndodhet në një gjendje të rëndë ekonomike, ku qytetarët përballen me çmime të larta dhe paga të ulëta.

Deklarata e plotë:

Të dashur miq!
Në rast se rikthehemi pak vite më parë, këtë rrugë që zgjodhëm në kushte të vështira, kjo rrugë na nxori me faqe të bardhë. Kjo rrugë që zgjodhëm, faktoi shqiptarëve dhe botës se ne, demokratët e Shqipërisë mbrojmë të vërtetat, sakrifikojmë për të vërtetat. Dhe e bëmë këtë në kohën kur ishim forca politike më e izoluar në planet. Nuk u lëkundëm, se kishim bindjen më të thellë se ne po mbronim interesat tuaja, interesat e qytetarëve shqiptarë, po mbronim të vërtetat tuaja, të vërtetat e Shqipërisë.
Dhe në një hark kohor të shkurtër, ato të vërteta që mbronim ne u bënë të mbrojtura nga forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në mbarë botën. Në 8 rezoluta. Si asnjë forcë tjetër politike.
Ju garantoj se po të mos qëndronim ne në këmbë, edhe emri do na ishte harruar. As emrin s’do na e kujtonte kush se kemi ekzistuar. Por ne qëndruam për të vërtetat e mëdha të këtij populli, të këtij vendi. Dhe u bëmë sot zëri më i dëgjuar. U bëmë forca politike më e mbështetur.
U përballëm me mafien më të rrezikshme shqiptare dhe botërore. Po ja ku jemi. Të pamposhtur në misionin tonë. Sot, vetëdija për zhvillimet dramatike në Shqipëri është botërore.
Është mbarë kombëtare. Por sot kërkohet më shumë se kurrë nga ne në kilometrin e fundit, të qëndrojmë, të qëndrojmë, të qëndrojmë. Imagjinoni pak për një moment. Vetëm zhvillimet nga dhjetori gjerë sot.
Zhvillimet më poshtëruese për një komb. Zhvillimet më të turpshme, më antiqytetare. Një zv/kryeministre me kryeministrin kapen me dokumente, me dhjetëra, qindra dokumente se në 8 afera kanë plaçkitur, kanë abuzuar me 1.2 miliardë euro. Dhe këto janë vetëm 8 afera. Dhe mos harroni se ajo korbë e zezë e korrupsionit, Lubia, ka administruar 12 miliardë euro taksa tuaja.
Po sa janë 12 miliardë euro miq? 12 miliardë euro janë sa rrogat tuaja 12 herë më të mëdha, më e madhe. Janë 12-fishi i rrogave të përgjithshme të Shqipërisë. 12 miliardë euro. Ju garantoj se po të përdoreshin sipas ligjit, shqiptarët do kishin sot rroga jo 3, por 4 herë më të mëdha.
Ku janë sot shqiptarët? Janë njerëzit më keq të paguar.
Në 2013-ën ne u bëmë njerëzit më mirë të paguar në rajon. Nuk them në të pasurit, po më të paguarit. Dhe kjo ishte një arritje me të vërtetë e jashtëzakonshme për ne, që na kishte ndjekur varfëria në shekuj. Nuk u bëmë të pasur, të mkëmur.
Por me ato ritme kur dolëm të paguhemi më shumë se të gjithë banorët e vendeve përreth nesh, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë, ajo dëshmonte se ne kishim një të ardhme të shkëlqyer në këtë vend. Dhe se ajo u arrit, asnjë nga ju të mos e harrojë, u arrit me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. Me taksa sa gjysma e taksave që janë sot.
Kurse tani, në vitin 2026, rrogat dhe pensionet tuaja dhe ndihma ekonomike janë më të ulëtat në rajon. Çmimet janë më të lartat, jo në rajon, por çmimet e ushqimeve bazë janë më të larta se në Greqi, se në Itali, se në Gjermani.
Nafta është ndër më të lartat në Evropë, ndër më të lartat në botë. Ka një mekanizëm për ta lënë tokën djerrë, rrit çmimin e naftës. Nuk e harrojmë, si harroj vitet ’90. Kosova mbeti djerrë. Mbeti djerrë sepse Milosheviçi naftën që mirrte e ruante për Shumadinë dhe zona të tjera, kurse Kosovën e linte me çmime nafte stratosferike, në të cilat nuk ja vlente të punohej toka.
Dhe ky njeri, në kulmin e problemit me naftën, në një kohë kur çdo qeveri në Evropë, e sigurtë kjo që ju them me studim. Çdo qeveri në Evropë ka dyfishuar masat e ndihmës për qytetarët dhe fermerët për naftën.
Gjermania ka dyfishuar, Maqedonia ka dyfishuar. Dhe Maqedonia ja shet naftën me 1500 lek. Jo për bujqësinë, po për qytetarët. Kurse ky thotë e mbylla atë. Nuk ekziston në Evropë i thoshte atij qytetarit. Nuk ka më subvencione nafte në Evropë.
Ky njeri që ditë e natë vetëm nxjerr mashtrime para jush.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.