Po shkonte në seancën e Belerit, sulmohet nga persona të paidentifikuar Vangjel Dule

Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, ku një person i paidentifikuar ka sulmuar me vezë kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.

Dule u paraqit në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën që po mbahet sot për kërkesën e Fredi Belerit, për të rrëzuar vendimin për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës. Kujtojmë se pengimi i betimit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës po mbahet peng nga gjykatat e urdhëruara me regji të kryeministrit Rama pasi interesat korruptive në atë bashki janë primare për pushtetin.Ende nuk dihet nëse sulmi ndaj kreut të PDNJ është i si pasojë e frymëzimit nga sulmet e herë pas hershme të kryeministrit Rama ndaj Dules dhe Belerit në veçanti.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
5 Maji/ Blushi: Liria e atdheut sot e kërcënuar, detyrë mbrojtja e familjes dhe kombit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në 5 Maj, u shpreh se kjo ditë përbën jo vetëm një moment kujtese dhe nderimi për sakrificën e dëshmorëve, por edhe një thirrje të përhershme për mbrojtjen e lirisë së vendit. Blushi theksoi se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë mbetet një amanet për ruajtjen e vlerave kombëtare, të cilat sipas tij sot ndodhen të rrezikuara nga politika që ai i cilësoi si të drejtuara kundër familjes, kombit dhe interesit kombëtar. Fjala e plotë 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut. Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Faleminderit!