Refuzimi i komisioneve hetimore/ Bardhi: Vullneti i maxhorancës është për të zeruar opozitën e çdo institucion

Refuzimi i komisioneve hetimore/ Bardhi: Vullneti i maxhorancës është për të zeruar opozitën e çdo institucion

Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet ankimimi i deputetëve të PD për ngritjen e komisioneve hetimore në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se nuk ka të bëjë me mungesë saktësie në objekte por vullnet politik për të asgjësuar opozitën në Kuvendin e Shqipërisë dhe solli prova.

Në vetëm 5 muaj, deputetëve të pakicës parlamentare I janë refuzuar 5 kërkesa për ngritje të komisioneve hetimore.

12 kërkesa për interlancë kryesisht për kryeministrin dhe zv/kryeministrin

Janë refuzuar 6 kërkesa për zhvillim të mocionit me debat për një cështje të caktuar

Janë refuzuar 20 kërkesa për dhënie shpjegimesh dhe informacionesh nga zyrtarë të administratës publike
Në 1/3 e seancave plenare na është refuzuar dhe e drejta për të diskutuar. Nuk na është lejuar as të flasim. Kemi kaluar në proces votimi pa u diskutuar.
Kjo seancë nuk ka të bëjë thjesht me ngritjen e 2 komisioneve hetimore, por me faktin nëse Kuvendi i Shqipërisë do të respektojë ose jo demokracinë parlamentare.

Çdo kërkesë që kemi bërë, kam përgjigjen me shkrim: refuzohet interpelanca se lufta kundër krimit të organizuar nuk është pjesë e veprimtarisë së këshillit të ministrave. Kësaj gjykate i duhet për të krijuar bindjen se nuk ka të bëjë me mungesë saktësie në objekte por vullnet politik për të asgjësuar opozitën në Kuvendin e Shqipërisë” tha Bardhi.
Ai nënvizoi se ka vullnet të maxhorancës për të mos respektuar as vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ka 2 vendime të kësaj gjykate për rastin e Olta Xhaçkës që edhe sot e kësaj dite nuk janë zbatuar. Vullneti i maxhorancës nuk është për të zeruar vetëm opozitën por çdo institucion në këtë vend.

‘Më pëlqen vendimi i Gjykatës Kushtetuese e respektoj, nuk më pëlqen e injoroj. Kjo po ndodh. Eshtë sjellje antikushtetuese e maxhorancës’

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
5 Maji/ Blushi: Liria e atdheut sot e kërcënuar, detyrë mbrojtja e familjes dhe kombit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në 5 Maj, u shpreh se kjo ditë përbën jo vetëm një moment kujtese dhe nderimi për sakrificën e dëshmorëve, por edhe një thirrje të përhershme për mbrojtjen e lirisë së vendit. Blushi theksoi se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë mbetet një amanet për ruajtjen e vlerave kombëtare, të cilat sipas tij sot ndodhen të rrezikuara nga politika që ai i cilësoi si të drejtuara kundër familjes, kombit dhe interesit kombëtar. Fjala e plotë 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut. Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Faleminderit!