Parti shtet – Bashkimi Europian flet hapur: Zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në ‘fushë të pabarabartë loje’

Parti shtet – Bashkimi Europian flet hapur: Zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në ‘fushë të pabarabartë loje’

Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian vlerëson angazhimin e a përbashkët të të gjitha forcave politike dhe të qytetarëve shqiptarë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke theksuar mbështetjen e gjerë për këtë proces, si dhe duke përmenduar hapjen e grupkapitujve.

Megjithatë, raporti ndalet veçanërisht tek standardet zgjedhore, duke nënvizuar se, ndonëse korniza ligjore konsiderohet përgjithësisht e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve konkurruese, mbeten shqetësime serioze për mungesën e barazisë në garë. Sipas dokumentit, problematikat lidhen me “fushën e pabarabartë të lojës”, keqpërdorimin e burimeve administrative, si dhe ndërthurjen e institucioneve shtetërore me strukturat partiake.

Pra, sipas raportit faktohet nocioni i partisë shtet në Shqipëri, gjë e cila është evidentuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Raporti përmend gjithashtu çështje të tilla si financimi i partive politike, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit, duke kërkuar adresimin e tyre urgjent.

Në këtë kuadër, Parlamenti Europian i bën thirrje shumicës dhe opozitës që të angazhohen në një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile. Kjo reformë duhet të sigurojë transparencë në financimin e fushatave, akses të barabartë në media dhe masa efektive kundër abuzimit me burimet shtetërore.

Eurodeputetët theksojnë se vetëm përmes garantimit të barazisë dhe konkurrueshmërisë reale në zgjedhje mund të rritet besimi i publikut dhe të forcohen standardet demokratike në vend. Gjithashtu, vihet në dukje se konsensusi politik dhe zbatimi i sinqertë i reformave janë thelbësorë për integrimin europian të Shqipërisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :