Liqeni i Kukësit, landfill i tre shteteve’ – Aktivisti Trota: Situata, katastrofike

Liqeni i Kukësit, landfill i tre shteteve’ – Aktivisti Trota: Situata, katastrofike

Pamjet e publikuara së fundmi nga Liqeni i Kukësit kanë tronditur opinionin publik, duke shfaqur një katastrofë të vërtetë ekologjike. Sipërfaqe të tëra të liqenit janë mbuluar nga masa gjigante mbetjesh plastike, duke e kthyer këtë pasuri natyrore në një landfill të hapur.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, aktivisti mjedisor Ben Trota u shpreh se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme përpara se dëmi të bëhet i pakthyeshëm. Sipas tij, burimi i ndotjes është kompleks dhe ndërkufitar.

Kukësi është pika ku bashkohen Drini i Bardhë, që buron nga Kosova, dhe Drini i Zi, që vjen nga Maqedonia e Veriut, theksoi ai, duke shtuar se mbetjet e transportuara nga këta lumenj, bashkë me ato që vijnë nga lumi Luma dhe nga vetë zona përreth, grumbullohen në liqen.

Mes mbetjeve plastike, u shpreh Trota, gjenden edhe mbetje spitalore, çka përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe për faunën e liqenit.

Është me të vërtetë me të ardhur keq se për p liqenin e Kukësit domethënë edhe për Kukësin duhet me luftu sa të mundemi. Po kur ta shohësh liqenin në ç’atë gjendje është në fakt me ja nis me qa edhe jo me ngritë zënin, por është një situatë shumë katastrofike siç e keni parë edhe në video, që bëri shumë bujë ajo video në fakt. Unë gjithmonë kam akuzuar, se unë edhe vjet e kam ngritur zënin për këtë, kjo ndodh në fakt se Kukësi është qendra ku bashkohet Drini i Bardhë edhe Drini i Zi. Edhe Drini i Zi vjen nga Maqedonia, Drini i Bardhë vjen nga Kosova. Edhe të dy plus edhe ne në Shqipëri, se nuk po akuzoj veç Kosovën edhe Maqedoninë që e ndotin në masa pa kriter, po edhe ne vetë e ndotim në masa pa kriter, pasi që edhe Kukësi është edhe pika që është një lumë shumë i madh, lumi Luma. Edhe nga lumi Luma vjen shumë, shumë, shumë, shumë mbetje plastike. Që është me të vërtetë me të ardhur keq. Por është, kjo është në mënyrë e pazgjidhshme. Faktikisht është një anije këtu që bën pastrimin.

Është një anije, është qysh vjet ajo anija këtu, po për kapacitetin që ka anija, nuk e përballon dot ndotjen që i bëhet liqenit të Fierzës. Se anija, nuk e di a e keni parë, unë e publikova edhe me foto, është shumë e vogël në fakt. Po aq mundësi sa ka ajo mundohet, po për të pastruar një një vend, atë vendin që e publikova unë që u bë bujë, asaj mund t’i duhet një muaj. E liqeni po e dimë se na liqeni rritet edhe ulet. Dhe kur ulet, masat plastike të ngelin në tokë edhe kur rritet, plus që ajo anija nuk mund të ecë në atë cektinë. Kështu që kjo duhet bërë një studim, unë mendoj që duhet bërë një studim nga shteti, një studim me me ekspertë. Jo me ekspertë siç i kena ne shqiptarët. Po kjo duhet me u ulë aty bashkë edhe me i bërë një zgjidhje përfundimtare. Ose për shembull, kur ik liqeni që i lë plastikat në tokë, aty duhet të hyjë masivisht, duhet me bërë dhe një mesazh sensibilizues edhe për njerëzit, populli vetë, me dalë edhe me iu përgjigjur, me i ardhur në ndihmë si i thonë çdo gjë veç me e zhduk këtë, se kjo është problemi janë disa pika, nuk është veç kjo, nuk i kam publikuar krejt pikat unë, po janë edhe tre, katër pika të tilla të tjera që janë po në atë gjendje.

Niveli i shqetësimit është i madh në fakt. Pavarësisht se nuk folin se po e ke, nuk e di se çfarë çfarë na ka kapur ne shqiptarëve që s’folim edhe s’e ngremë zënin. Shqetësimi është shumë shumë i madh. Ne shqiptarët për ndërgjegjësimin jemi shumë…nuk e di se si mundesh me e bërë një shqiptar të jetë i ndërgjegjshëm. Se qe kjo, një shishe plastike, kjo shishja plastike për shembull po të hidhet në liqen, kjo nuk, nuk zhduket kurrë. Edhe kjo mungesë është në fakt, se mesazhe ndërgjegjësimi te ne nuk ka në fakt, nuk ka as nga mediat, nuk ka as shoqëri civile. Ndërhyrja më emergjente të thashë unë duhet bërë një plan konkret nga shteti, këtu duhet të bëjë dorë shteti. Sepse bashkia 100%, bashkia 100% e vetme nuk e përballon dot. Se është jashtë kontrollit…, ta shohësh ti liqenin e Kukësit tmerrohesh. Aty duhet një plan, duhet një ekspert me bërë një projekt, një plan që me i dhënë zgjidhje përfundimtare. Se faktikisht ato plastikat nuk janë se unë kam dëgjuar nëpër media, kam dëgjuar nëpër rrjete sociale se jo nuk janë që janë të hedhura vetëm sot? Ka vite ose duken që janë plastika të shumë të vjetra. Po siç thashë unë se liqeni kur mbushet plot, i nxjerr në rreth. Kur ik, i lë në tokë edhe vitin tjetër kur mbushet prapë i nxjerr.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
5 Maji/ Blushi: Liria e atdheut sot e kërcënuar, detyrë mbrojtja e familjes dhe kombit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në 5 Maj, u shpreh se kjo ditë përbën jo vetëm një moment kujtese dhe nderimi për sakrificën e dëshmorëve, por edhe një thirrje të përhershme për mbrojtjen e lirisë së vendit. Blushi theksoi se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë mbetet një amanet për ruajtjen e vlerave kombëtare, të cilat sipas tij sot ndodhen të rrezikuara nga politika që ai i cilësoi si të drejtuara kundër familjes, kombit dhe interesit kombëtar. Fjala e plotë 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut. Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Faleminderit!