Itali/ 1 viktimë dhe tre të plagosur, dyshohet se ka dhe shqiptarë

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë. Mendohet se si rrjedhojë e një përplasjeje me armë është shënuar  një viktimë dhe tre të plagosur, të cilët dyshohen se janë shqiptarë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një bar kafeje. Në momentin e të shtënave kafeneja ishte e mbushur me klientë.

Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë. Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :