Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa faqeve në rrjetet sociale, të cilat e kanë akuzuar se ka fabrikuar një video dhe ka përdorur një të mitur për të mashtruar opinionin publik.

Reagimi i Kalasë vjen pas publikimit të videos ku ai shfaqet pranë një 17-vjeçari, i cili ishte dhunuar nga policia, ndërsa po hante një panine.

Kalaja i ka cilësuar akuzat si shpifje, duke theksuar se respekton profesionin e gazetarit dhe nuk do ta shkelë etikën e tij për interesa politike.

“Mos më ngatërroni me veten tuaj. E di që jeni të dëshpëruar, por nuk mund t’ju ndihmoj. Unë kam respekt për profesionin tim dhe nuk e shkel gazetarinë”, deklaroi Kalaja.

Në përfundim të videomesazhit, Kalaja publikoi bisedën telefonike me 17-vjeçarin, duke e paraqitur si përgjigje ndaj akuzave për fabrikimin e videos.

Reagimi i plotë:

Një përgjigje në nder të opinionit publik në lidhje me videon që kam publikuar unë, kur gjeta një djalë 17-vjeçar që e kishte rrahur policia, ndërsa hante një panine.

Një përgjigje e detyruar ndaj shpifjeve të Taulant Ballës dhe disa faqeve që kanë thënë për mua, se gjoja kam shpifur, kam fabrikuar një video dhe kam përdorur një fëmijë për të gënjyer.

E di që ju ka dhemb shum se kjo video dhe e ka goditur m’unnë zemër pushtetin.
Do ju bëj një thirrje publike, mos më ngatërroni me veten tuaj. E di që jeni të dëshpëruar, por nuk mund t’ju ndihmoj. Unë kam respekt për profesionin tim dhe nuk e shkel gazetarinë.
Për më tepër ndiqni një bisedë telefonike që do zhvilloj me 17-vjeçarin.

Share it :