Boçi: Tangoja mbaroi, Ballkani po hapet, Rama do kapet

Boçi: Tangoja mbaroi, Ballkani po hapet, Rama do kapet

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, e ka cilësuar bashkëpunimin e kryeministrit Rama dhe ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç, një aleancë autokratësh, të kamufluar pas nismës “Ballkani i Hapur”.

Boçi shkruan se për vite me radhë, Rama dhe Vuçiç u përpoqën ta paraqisnin bashkëpunimin mes tyre si një projekt për të ardhmen e Ballkanit, të konkretizuar edhe përmes nismës “Ballkani i Hapur”. Sipas tij, pas deklaratave për bashkëpunim dhe miqësi historike fshihej një aleancë mes liderësh autokratë.

Tangoja mbaroi”, shkruan Boçi, duke paralajmëruar fundin politik të Ramës dhe duke e mbyllur reagimin me një akuzë të fortë: “Këtë tangistin tonë e pret burgu!”.

Reagimi i plotë:

TANGOJA MBAROI, BALLKANI PO HAPET, RAMA DO KAPET

Për vite me radhë, Druzhe Edi Rama dhe Druzhe Aleksandër Vuçiç hodhën tangon e tyre të shpifur në Ballkan.

Njëri hidhte hapin nga Tirana, tjetri nga Beogradi.

Njëri fliste për bashkëpunim, tjetri për miqësi historike. Njëri ia ngrite topin, tjetri e gjuante. Njëri bëhesh patriot, tjetri nacionalist dhe të dy përpiqeshin ta bindnin publikun se, po t’i lije vetëm ata, rajoni do të hynte në një luftë të pashmangshme.

Tangoja e tyre nuk ishte një kërcim i zakonshëm.

Kishte shumë kamera, shumë buzëqeshje dhe shumë deklarata për të ardhmen. U lidhën dhe me një emër impresionues, “Ballkani i Hapur”.

Në skenë dukej si projekt për qytetarët por në prapaskenë ishte një klub autokratësh që u premtonin popujve se mjaftonte të besonin te udhëheqsia e tyre.

Por tangoja mbaroi.

Sepse qytetarët e të dyja anëve të tangos kishin vendosur prej kohësh të mos duartrokisnin më.

E në këtë pikë as muzika e as pushteti nuk mjaftojnë. As skena, as kostumi, as orkestrimi mediatik.

Në fund, tangistët do rrëzohen si Vuçiç në skenë.

Vuçiç vetëm u rrëzua.

Këtë tangistin tonë e pret burgu, se turpin e historisë e ka në ballë tashmë!

Share it :