Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar djegie në katin e parë të një shkolle 9-vjeçarë në Durrës.
Mësimi është ndërprerë dhe nxënësit janë larguar të alarmuar na ambientet e shkollës. Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë në një neon.
Kjo ka shkaktuar djegie e për rrjedhojë tymi ka alarmuar nxënësit dhe mësuesit.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe aktualisht kanë vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës.



