Berisha: U bëj thirrje socialistëve, të mos harrojnë se së pari janë shqiptarë. Ne nuk do ndalemi gjer në

Berisha: U bëj thirrje socialistëve, të mos harrojnë se së pari janë shqiptarë. Ne nuk do ndalemi gjer në

Berisha i ka bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste që, sipas tij, të mos harrojnë identitetin kombëtar përpara bindjeve politike.

Lideri i opozitës gjtë fjalës së tij tha se kryeministri Rama po mban qëndrime politike në procesin e integrimit europian, nga ku Shqipëria po ndjek një rrugë të paplotë integrimi, të cilën ai e cilësoi si të dëmshme për interesin kombëtar.

Sipas tij, vendi po shtyhet drejt një procesi integrimi të kufizuar vetëm në aspektin ekonomik dhe tregtar, pa të drejta të plota politike në Bashkimin Europian.

Berisha tha gjithashtu se këto zhvillime lidhen me ndikime nga jashtë rajonit dhe me çështje që prekin marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën.

Deklarata e plotë:

Dhe tani së fundmi pasi ka dalë në mbarë Shqipërinë disa kohë më parë me pasaportën evropiane, tani i vjen urdhri nga Beogradi të firmosin bashkë letrën.
Dhe firmosin letrën e turpit ku thonë se ne nuk ka nevojë të anëtarësohemi plotësisht, ne duam një proces ku të kemi të drejta tregtare dhe lëvizje, kaq.
Por të tjera s’kemi nevojë, as votë nuk duam, as komisioner nuk duam. Pra nuk duam integrimin dinjitoz siç e ka statuti.
Dhe kjo pse?
Prisni. Pse? Sepse padronit të tij për ta fituar integrimin e plotë, i duhet të njohë Kosovën. Shiko çfarë janë këta? Ai nuk integrohet dot pa njohur Kosovën.
Është në ligj themelor të BE-së që nuk pranon vende që kanë sherr me fqinjët. Dhe tani do t’i bëjë shoqëri ky. Po ç’punë kemi ne?
Nuk kemi asnjë sherr me asnjë fqinj.
Dhe ky e bën veten, i jep krahun atij edhe unë po rri dhe unë me ju tani.
A ka interes, a ka njeri që mund të ketë shkelmuar në këtë mënyrë interesat e shqiptarëve si ky?
Unë u bëj thirrje socialistëve të Dibrës, mos harrojnë se para se të jenë socialistë, janë shqiptarë.
Mos harrojnë se të parët e tyre s’kanë qenë socialistë, kanë qenë atdhetarë. Dhe çdo shqiptari i bëj thirrje, të ndalet, t’i thotë vetes, njeriu i qytetëruar është patriot.
Njeriu i qytetëruar do vendin e tij, do kombin e tij, mbron interesat e vendit të tij, pavarësisht nga bindjet.
Çfarë bën ky?
Shkelmon kudo interesat shqiptare dhe tani në fund e thirri ai. Tani tha firmose pak këtë letrën. Dhe ky firmosi letrën. Që mos ta kërkoni, këto sepse ai sigurisht s’mund të bëjë një hap pa njohur Kosovën. Atëherë, çfarë do bëjmë ne?
Ne do protestojmë me të gjithë forcën tonë të pamposhtur gjer në fitoren tonë. Ne nuk tërhiqemi.
Ne nuk mposhtemi.
Ne e faktuam.
E faktuam që jemi të pamposhtur.
Dhe ky është kilometri i fundit.
Dhe këtë kilometër ne do ta bëjmë në, me forcën më të madhe, me dinjitetin më të madh. Faleminderit shumë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.