SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO e rrëzon! Vijoni hetimet për Irenën me 3 mbiemra, lë 20 detyra

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO e rrëzon! Vijoni hetimet për Irenën me 3 mbiemra, lë 20 detyra

GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme e cila kërkoi pushimin e çështjes për Irena Gjokën dhe kërkon vijimin e hetimeve për gjyqtaren me 3 mbiemra.

Me vendimin e sotëm GJKKO i kërkon SPAK të vijojë hetimet duke i caktuar 20 detyra hetimore që duhet të kryejë brenda 6 muajve

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se dosja është kthyer për plotësim hetimesh dhe i lë 6 muaj kohë të hetojë pretendimet e kallëzuesve.

Për avokatin Genc Gjokutaj vendimi rivendos çështjen në shina dhe është një përgjigje ligjore që zbulon shumë anë të hetimit të kësaj çështjeje.

“E vë SPAK para përgjegjësisë të hetojë këtë çështje, një nga çështjet më të rëndësishme sa i takon jo vetëm hetimit, cilësisë së tij por dhe integritetit të GJKKO-së” tha Gjokutaj.
Gjyqtarja Iena Gjoka është kallëzuar nga avokatja Adriana Kalaja për fshehje të dënimit në formularin e dekriminalizimit. Në vitin 2005, ajo u ndalua në kufi me dokumente të parregullta dhe u dënua në Greqi me 3 muaj burg, të konvertuar në gjobë prej 1500 euro.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes duke pranuar se Irena Gjoka është dënuar por me pretendimin nuk ka patur dijeni për dënimin e saj dhe për këtë arsye nuk mund të gjykohet. Por pretendimi i SPAK rrëzohet nga prokura e Irena Gjokës për avokatin që tregon se ajo ka pasur dijeni për vendimet e autoriteteve greke për dënimin dhe dëbimin që ua fshehu organeve të vettingut.

Sot gjyqtarja e GJKKO-së, Marinela Osmani vendosi të kthejë dosjen në SPAK për plotësim hetimesh duke i caktuar 20 detyra hetimore që SPAK nuk i kishte kryer ndaj dosjes së Irena Gjoka, Shpata, Manekut.

Share it :