Po e mbyll komunikimin tim me lexuesin per sonte me nje pjese te shkeputur nga libri i shkrimtarit tone te madh, Ismail Kadare, me titull “Mosmarreveshja”, (me shenimin Mbi raportet e Shqiperise me vetveten”.
Ne kete liber, Ismail Kadareja, na tregon se me shume se 100 vjet me pare, (me ekzakt, ne vitin 1914), poeti yne i mirenjohur Gjergj Fishta kishte shkruar dramen e tij te shkurter me titull “Nen hajat te Parrizit (parajses)”, me dy personazhe kryesore, Skenderbeun dhe Djallin. (Vazhdon)
Te porta e parajses zhvillohet ky dialog, midis heroit tone kombetar, Skenderbeut, dhe djallit, qe sapo ka mbrritur ne toke nga nje udhetim i gjate plote lajme:
Skenderbegu: ” Si jane pra shqyptaret dhe Shqypnija?”
Djalli: “Si jane?…Si i don armiku!”
Gjergj Fishta i shkroi keto skena ne 1914, pra dy vjet pasi Shqiperia ishte krijuar si shtet. Sot nje shekull e me shume me pas, drama e Gjergj Fishtes tingellon me aktuale se kurre.




