Një i moshuar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pas një operacioni që zgjati afro tri orë në mesnatë.
Mësohet se 83-vjeçari Fasli Hyka ka qëlluar me çifte tre të rinj nga ballkoni i katit të pestë të banesës së tij në lagjen “Rus” të Shkodrës rreth orës 00:30, por fatmirësisht kanë shpëtuar mrekullisht, ndërsa u dëmtua një automjet i parkuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur nga ballkoni i shtëpisë së 83-vjeçarit pasi i hodhën një zhurmuese, pasi Hyka ka bërë rezistencë.
Pas tri orësh operacion, policia ka arritur që ta neutralizojë dhe arrestojë.




