Rritet sërish kosto e borxhit afatgjatë të qeverisë, shtrenjtohen obligacionet 20-vjeçare

Rritet sërish kosto e borxhit afatgjatë të qeverisë, shtrenjtohen obligacionet 20-vjeçare

Yield-i obligacioneve 20-vjeçare u rrit në ankandin e kësaj jave, duke konfirmuar një tendencë të lehtë të korrektimit në rritje të kthimeve të instrumenteve financiare afatgjata në tregun vendas.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar dhe kuponi i obligacioneve 20-vjeçare në ankandin e kësaj jave u rrit në 6.5%, nga 6.2% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në muajin mars.

Kërkesa në ankand rezultoi në ankand rezultoi në rënie krahasuar me ankandet e fundit të instrumenteve të borxhit afatgjatë.

Nga dy miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, vlerë totale e kërkesave në ankand ishte vetëm lehtësisht më e lartë, me rreth 2.1 miliardë lekë. Ministria e Financave zgjodhi ta ulë vlerën e emetimit në 1.79 miliardë lekë, me qëllim për të mbatur yield-in më të ulët.

Megjithatë, që prej fillimit të muajit mars, yield-et e titujve afatgjatë kanë shënuar një tendencë të lehtë në rritje. Kjo mund të shpjegohet me një kërkesë pjesërisht me një kërkesë pak më të ulët në ankande, por edhe me pritshmëritë e reja të krijuara pas konfliktit në Lindjen e Mesme.

Prej më shumë se dy muajsh, çmimet e naftës po qëndrojnë në nivele relativisht të larta. Kjo është përcjellë në rritjen e shpejtë të çmimeve të karburanteve.

Për momentin, efekti në inflacion përgjithësisht ngelet i kufizuar te nënproduktet direkte të naftës, por, në mungesë të një zgjidhjeje të shpejtë të konfliktit, kostot priten të përcillen në të gjithë zinxhirin e mallrave dhe shërbimeve. Kjo pritet të sjellë inflacion më të lartë për vitin 2026 dhe rrjedhimisht edhe norma më të larta interesi.

Për momentin, reagimi i tregut financiar nuk është ende shumë i fortë dhe rritja e pjerrësisë së kurbës së yield-eve duket e kufizuar.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku do të shqyrtohet raporti i politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit dhe do të miratohet vendimmarrja e radhës për normën bazë të interesit.

Duke qenë se inflacioni ngelet ende poshtë objektivit prej 3%, gjasat janë që Këshilli Mbikëqyrës ta mbajë ende normën bazë të interesit në nivelin aktual prej 2%, në shembullin e bankave të tjera qendrore.

Pavarësisht sinjaleve të rritjes së inflacionit, deri tani asnjë prej bankave qendrore nuk ka nisur rritjen e normave të interesit, edhe për shkak të pasigurisë së lartë që ekziston rreth konfliktit që i ka dhënë origjinë rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare./ Monitor

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :