Plagosja e dy vëllezërve në Durrës/ Dëshmia: Ishim në lokal, më pas erdhi Rejdi Furxhi…

Policia e Durrësit vijon ende kërkimet për kapjen e 37-vjeçarit Rejdi Furxhi, i cili mbrëmjen e djeshme palgosi me thikë dy vëllezërit, Marvin dhe Klajdi Bashhysa, përkatësisht 38 dhe 35 vjeç.

Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit ndodhen në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ata kanë marë plagë, njëri ne mushkri dhe tjetri në krah.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, dy vëllezërit kanë treguar dinamikën e ngjarjes, por nuk kanë pranuar të japin arsyet e konfliktit.  “Ishim në lokal. Në një moment, më pas erdhi edhe Rejdi. E njohim. Aty filluam të konfliktoheshim”, kanë thënë për hetuesit dy vëllezërit.

Policia, krahas kërkimeve për arrestimin e autorit Rejdi Furxhi, po punon për të sqaruar motivin e konfliktit mes tij dhe dy vëllezërve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :