Meta: Mirënjohës për IDU-në, Rama pengon Integrimin Europian dhe demokracinë në Shqipëri

Meta: Mirënjohës për IDU-në, Rama pengon Integrimin Europian dhe demokracinë në Shqipëri

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se është mirënjohës për Bashkimin Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) dhe miratimin e një rezolute të rëndësishme që pasqyron realisht gjendjen e rënduar të Shqipërisë, duke theksuar krizën politike, institucionale dhe demokratike që ka përfshirë vendin.

Meta vlerësoi mbështetjen që IDU ofron për integrimin europian të Shqipërisë, duke denoncuar qartë pengesat që regjimi i Edi Ramës ka vendosur në këtë proces, përmes kapjes së shtetit dhe kriminalizimit të tij.

Për më tepër, ai shprehu mirënjohjen e tij për delegacionin shqiptar të kryesuar nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili theksoi shkeljen flagrante të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, duke përmendur rastin e tij si një shembull skandaloz të përdorimit të pushtetit në shkelje të të drejtave civile dhe ligjore.

Postimi:

Mirënjohje të thellë për Bashkimin Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU), organizatën globale të partive të qendrës së djathtë dhe të djathta, për vëmendjen e posaçme ndaj Shqipërisë dhe për miratimin e një rezolute të rëndësishme, e cila pasqyron me realizëm dhe përgjegjësi gjendjen e rënduar dhe krizën e thellë politike, institucionale dhe demokratike në vend.

Falënderim për mbështetjen ndaj integrimit europian të Shqipërisë, si dhe për denoncimin e qartë të pengesave që Narkoregjimi i Edi Ramës i ka vënë këtij procesi, përmes kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, farsave zgjedhore dhe përndjekjes politike të tre drejtuesve kryesorë të opozitës.

Mirënjohje e veçantë për delegacionin shqiptar, të kryesuar nga lideri i Partisë Demokratike dhe i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, për përfaqësimin në Forumin e IDU, si dhe për evidentimin e rastit “Meta” si një shembull skandaloz të shkeljes flagrante të lirive themelore, prezumimit të pafajësisë dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që mishërohen në praktikën kriminale dhe të papranueshme për një shtet të së drejtës, ku dy orë pasi rrëmbehesh, arrestohesh dhe pasi “shpallesh fajtor” si terrorist në kafaz “me 5 yje”, pastaj fillon dhe “gjykohesh”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :