Rama s’bën zgjedhje, ka marrë PS me koncesion të përjetshëm; këta thonë: Po Berisha!!

Rama s’bën zgjedhje, ka marrë PS me koncesion të përjetshëm; këta thonë: Po Berisha!!

Nga Petrit Vasili

Edi Rama nuk bën zgjedhje për kryetar partie prej më shumë se 16 vitesh, duke u shndërruar në një rrëmbyes politik fshati.

Edi Rama, ky grabitqar i miliarda eurove të fondeve publike me koncesione, tanimë e ka marrë Partinë Socialiste për veten e tij me koncesion të përjetshëm.

Edi Rama, si askush në Partinë Socialiste, ka asgjësuar përfundimisht institucionin e zgjedhjes së kryetarit të partisë, një ngjarje kjo e pandodhur kurrë në pluralizmin shqiptar.

E megjithatë, një kope e tërë analistësh nuk është fare e shqetësuar për këtë; nuk e përmend fare, nuk e debaton, nuk e qorton, nuk e kritikon, nuk e stigmatizon, nuk e ironizon, sepse hanë supën e qelbur që ua jep, lugë-lugë, Rama përditë.

Dhe, uau, janë po këta analistë që shqetësohen, turbullohen, zemërohen se si po i bën zgjedhjet PD dhe se si po rizgjidhet Berisha.

Berisha ka dhënë dorëheqje nga kryetari i partisë në 2013, u rizgjodh me “një anëtar, një votë” në 2022, po ribën zgjedhje sërish për kryetar tani në 2026.

Por shqetësimi që ua shqyen zemrën dhe gojën analistëve të supës së Ramës është se si bën zgjedhje Berisha dhe jo se si nuk bën zgjedhje përjetësisht Rama.

Ben Blushi, siç e shihni në video, (poshte) që nëntë vite më parë publikisht dhe fort e ngriti këtë çështje, se po degradonte e degjeneronte PS.

Edhe sot e kësaj dite, plot nëntë vite pas deklaratave të Blushit, Edi Rama as që ka bërë dhe as ka ndërmend të bëjë zgjedhje për kryetar të PS.

Ndaj, analistë të supës, jeni legenosur dhe jeni bërë qesharakë, sa që as nuk qesh më njeri me ju; ndaj të paktën shpëtoni fytyrën tuaj dhe flisni për koncesionin e përjetshëm me të cilin Rama ka marrë Partinë Socialiste.

Nëse nuk keni guxim dhe jeni kaq të trembur, më mirë mos flisni, se na e shpifni.

 

 

https://www.facebook.com/share/v/1Ck4D2rEiQ/?mibextid=wwXIfr

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :