Petrit Vasili: Rezoluta konsensuale per integrimin, “dashuri” ne kohrat e koleres!

Petrit Vasili: Rezoluta konsensuale per integrimin, “dashuri” ne kohrat e koleres!

Nga Petrit Vasili

Dje nje rezolute per integrimin u votua konsesualisht ne Kuvend, nderkohe qe vendi eshte zhytur realisht ne nje “kolerë” antidemokratike, antiparlamentare, antikushtetuese antiligjore dhe antiqytetare.

Polarizimi politik dhe social po perjeton dite nga më kritiket dhe dihet boterisht se shkaku i vetem i kesaj situate kaq te rende eshte vetem Rama dhe te tijte.

📍 A ka ndryshuar ndonje gje ne sjelljet , vendimet dhe veprimet e maxhorances rilindase, qe do te perligjte sot nje konsensus me të?

Pergjigja bazuar vetem ne fakte eshte e qarte:
Absolutisht asgje gje nuk ka ndryshuar, perkundrazi eshte perkeqesuar ne menyre galopante?

Dhuna kriminale naziskine ndaj opozites eshte e pranishme dhe po rendohet ne ekstrem ne cdo proteste te opozites, llogaridhenia ne Kuvend eshte asgjesuar krejtesisht, mbrojtja e korrupsionit ka arritur nivelet me frikshme te para ndonje here, ligjet plaçkitese te prones private dhe publike s’kane te ndalur, kapja dhe censura mediatike po shenojne rekorde gjithnje e me te zeza, inkriminimi i qeverisjes me narkotrafikun dhe krimin e organizuar e ate ordiner vetem thellohet dhe kjo po provohet çdo dite me fakte te reja pa fund, shkurt e thjeshte Shqiperia eshte nje narkoshtet ne kuptimin me te plote te fjales.

📍Pyetje e madhe eshte se çfare zgjidh Rezoluta?

Absolutisht asgje.

Bile eshte nje paradoks alogjik kaq i madh sepse ne tekstin e kesaj Rezolute shkruhet gjithshka, që eshte tashme e shkruar qarte e sakte ne Kushtetute dhe ne Rregulloren e Kuvendit, te cilat jane detyrime ligjore shterruese, por qe shkelen e dhunohen hapur nga Rama dhe te tijte.

Rezoluta edhe ne permbajtje eshte pak te thuash pa kuptim sepse konstatimet teper te renda e serioze per gjendjen ne Shqiperi jane bere publike ne menyre shume te qarte ne Raport-Progresin, ne Rezolutat teper te forta te Parlamentit Europian, ne Raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit, apo edhe Rezoluta te grupime te gjera nderkombetare te partive politike.
Pas ketyre kembanave te dokumenteve zyrtare nderkombetare madhore detyruese, na del tani edhe nje zilkë e vogel, qe eshte kjo Rezolute konsensuale e nje Parlamenti te bllokuar dhe te kapur per gryke nga Rama, i cili nuk degjon kembanat e jo më zilken e vockel.

Aq e paradoksale eshte situata, sa qe edhe njeriu kryesor i maxhorances kryeministri Rama, as qe mori pjese fare ne kete seance dhe as e votoi dhe as mbajti pozicion politik ose te angazhohej ne sallen e Kuvendit ku ajo u votua, duke treguar qarte se as qe e merr fare seriozisht kete Rezolute ashtu sic nuk ka pyetur edhe per ato nderkombetaret.
Pra opozita diskutoi dhe i dha konsensus Taulant Balles!

📍Pyetja tjeter e madhe eshte:

Cfare fuqie ka Rezoluta dhe a e imponon dot ajo Ramen dhe maxhorancen ?

Pergjigja eshte e thjeshte:
Absolutisht fare!

Edhe Rezoluta te tjera per integrimin europian jane votuar nga Kuvendi dhe efekti i tyre ka qene gjithmone zero e situata ka shkuar keq e me keq.

Rama dhe maxhoranca nuk zbatojne më as vendimet e Gjykates Kushtetuese e jo me te pyesin per nje Rezolute, qe nuk ka asnje lloj fuqie ligjore detyruese mbi ta.
Konkluzion:
Ky lloj konsensusi me Ramen dhe narkoqeverisjen ne karrigen e pushtetit eshte nje veprim pa vlere si dhe mungese koherence e konseguence.
Konsensus do te thote mirkuptim pra seicila pale leshon nga vetja.

📍Tjeter pyetje eshte, çfare leshoi Rama ne kete rast?

Asgje po absolutisht asgje fare.
Ndersa opozita leshoi pozicionin e papajtueshmerise se forte te saj dhe i dha Rames bonusin e normalitetit, i cili eshte fiktiv, por qe do te shitet nga Rama ne BE dhe gjithkund si normalitet real politik qe bile lindi ne sallen e nje Kuvendi sipas tij funksionues me vetem ca probleme te vogla.
Argumenti i opozites se Rezoluta ne shumicen e saj qenka shkruar nga opozita eshte vetem nje justifikim per komplekset e saj te pasherueshme ne raport me te huajt e dukshem dhe te padukshem.
Jo shumicen, por edhe sikur ta kishte shkruar nje qind per qind opozita rezoluten asgje nuk ndryshon sepse ne krahun tjeter kemi nje narkomaxhorance dhe narkoqeverisje, qe jep prova perdite se nuk pyet per ligje dhe jo me per nje Rezolute qe per ta eshte thjesht nje komedi politike.

📍Pyetje tjeter e pashmangshme eshte çfare shpreson opozita se do te fitoje tash e pas kesaj Rezolute?

A mos do hedhin uje me pak qeveria dhe nuk do te rrahin më edhe aq shume deputetet opozitare dhe qytetaret neper protesta?
Apo eshte gezim se rilindja do pranojne ndonje interpelance me teper me ministrat, qe vazhdojne korrupsionin pa u ndalur.
Apo deputeteve te opozites do tju japin edhe ca minuta me shume per te folur ne Kuvend.
Apo do te pranojne ndonje deputet te opozites me shume ne delegacionet jashte shtetit.
📍Konkluzion:
Ne kete kolere antidemokratike rilindase qe ka pushtuar vendin per shkak te Rames, “dashuri konsensuale” do te thote te infektohesh me vullnet, pasi fundi i konsensusit me Ramen, Ballen dhe rilindjen eshte tashme i ditur dhe aspak i panjohur.
E kaluara e raporteve te opozites me kete narkomaxhorance, qe sundon prej trembedhjete vitesh eshte nje e kaluar, qe vetem ka provuar se asnje konsensus me Ramen dhe te tijte nuk fuknksionon dhe nuk ka arritur asnje rezultat te vetem.
Marreveshja e 5 qershorit te vitit 2020 per reformen zgjedhore, qe pati edhe mbeshtetje dhe garanci te hapura nderkombetare, e cila u asgjesua me nje te rene te lapsit nga Rama, del e tepron si shembull dhe argument per te hequr çdo iluzion te opozites se mund te gjendet konsensus parimor me Ramen.
Ndaj kjo Rezolute mbetet sic thone ne futboll nje asist per Ramen, qe ai te beje golin e radhes me tezen e tij sorrosiane te: “normalitetit permanent dhe stabilitetit politik, qe ekziston dhe e garanton vetem ai”, nderkohe qe huri e druri valon mbi shpinen e opozitareve ne çdo shesh e rruge te Shqiperise.

Share it :