Pse mungon Porti i Durrësit”/ Spiropali zbulon prapaskenat: Me një telefon u vendos të kthehej në apartamente. Po aeroporti që është në SPAK

Pse mungon Porti i Durrësit”/ Spiropali zbulon prapaskenat: Me një telefon u vendos të kthehej në apartamente. Po aeroporti që është në SPAK

Gjatë intervistës në “Top Story”, Spiropali u shpreh se vendimi për ta kthyer Portin e Durrësit nga një port në një kompleks apartamentesh është marrë me një telefonatë dhe një mesazh.

TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka përmendur edhe rastin e Belinda Ballukut, teksa ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë marrë vendime të rëndësishme në qeverisje, duke sjellë si shembull Portin e Durrësit dhe projektin e aeroportit. Gjatë intervistës në “Top Story”, Spiropali u shpreh se vendimi për ta kthyer Portin e Durrësit nga një port në një kompleks apartamentesh është marrë me një telefonatë dhe një mesazh.

Spiropali përmendi gjithashtu projektin e aeroportit, i cili është në SPAK dhe në gjykata, ndërsa kritikoi vendimmarrjen e bazuar te interesat personale, favorizimet dhe pushteti i individëve.

Në rastin e saj apo rastin e individëve të tjerë që janë në çështje të drejtësisë, pse vijnë në dyert e SPAK-ut edhe në dyert e gjykatave do zgjidhen çështjet e tyre apo me përgjegjësi politike brenda forcës? Kush e mban? Dhe unë s’e kam me të, po unë e kam me faktin që sot, për shembull, kemi ne port në Durrës, le të themi. Pse mungon? Pse mungon porti aty? Pse u vendos, për shembull, me një telefon edhe me një mesazh që nga port do bëhej apartamente, për shembull? Dhe është çështja e personalizimit ekstrem të pushtetit që e sjell këtë lloj pasoje. Apo rruga apo aeroporti, i cili jemi sot duke e diskutuar, është në dyert e SPAK-ut dhe të gjykatave çështja e aeroportit. Nuk meriton Shqipëria që të ketë, nuk meriton sot Shqipëria që të ketë një proces vendimmarrje, i cili nuk bazohet te as te katet personale, as te llastimi, as te pushteti i njëri-tjetrit,” tha Spiropali

Share it :