Në vitin 2023 Agro Roma 2019, do të përthithte një tjetër kompani. Real Eco Energys shpk, e themeluar nga Edi Agalliu, babai i administratorit Soni Agalliu.
Kjo kompani sipas objektit të deklaruar në QKB, u themelua për përfitimin e një parku fotovoltaik, që duket qartazi edhe nga emri i themelimit por edhe aktiviteti i saj në të gjithë vitet e ekzistencës. Dhe pas marrjes së lejes, kompania iu bashkua nëpërmjet procedurës së përthithjes kompanisë Agro Roma 2019, e cila bashkë me kompaninë Real Eco Energys bëhet zotëruese edhe e parkut fotovoltaik të miratuar me firmë dhe vulë të Belinda Ballukut.
Në bilancin e vitit 2022 kjo kompani deklaron likuiditet në vlerën 1.6 milion euro, ndërkohë shprehen se kanë të drejta të arkëtueshme nga kompania Navitalia (12.721.617), pra kjo e fundit është financuar apo kryer punime në vlerën 120.000 euro.
Navitalia është një tjetër kompani e themeluar në ortakëri nga Igli Tare në vitin 2019, me objekt agroturizëm.
Ndërsa zëri inventare apo prodhime në procës tashmë bëhet 1.6 milion euro. Në zërin shpenzime janë 200.000 euro për taksën 8%, pra faktohet se kjo kompani pa asnjë aktivitet ka përfituar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku leje ndërtimi e paguar në datën 25.11.2020.
Pra kjo kompani sipas detajimit të shpenzimeve në vitin 2022 ka paguar dhe për kryerjen e projektit dhe aplikimin për një park fotovoltaik nën 2 MW.
Në pjesën e detyrimeve saktësohet se kompania i detyrohet ortakut vlerën 1.5 milion euro. E ndërkohë ka të ardhura nga parapagimet e apartamenteve në vlerën 2.2 milion euro.
Por ky bilanc ndryshon edhe në QKB pas përthithjes së kompanisë Real Eco Energy. Në këtë periudhë depozitohet një bilanc i ri ku rriten si likuditetet ashtu dhe shpenzimet. Likuiditetet shkojnë nga 1.6 milion euro në 2 milion euro. Rriten gjithashtu me 50.000 euro shpenzimet për taksën 8%.
Më 1 shtator 2023 kjo kompani ndryshon adresën kryesore të aktivitetit dhe tashmë do të jetë:
TIRANË
Leje ndërtimi nga KKT me Nr. 07, datë 10/06/2021,
Zona kadastrale 8210,
pranë Zogut të Zi;
Pra siç detajohet dhe në Vendimin e Ortakut për ndryshimin e adresës, leja është miratuar në qershor të vitit 2021 ndërkohë që punimet dhe faturimet kishin filluar që në vitin 2020.
E njëjta situatë vazhdon dhe me bilancet e vitit 2023.
Në bilancin e vitit 2024 kjo kompani deklaron se tashmë parapagimet nga klientët për apartamentet janë në vlerën 6 milion euro. Duket qartë që i gjithë aktiviteti i kësaj kompanie nuk ka lidhje me ndonjë biznes në sektorin e real estate apo tregun privat, por burim dhe fokus të vetëm ka lejet e dhëna nga Belinda Balluku për park fotovoltaik dhe nga Edi Rama apo qeveritarët e tjerë për ndërtime kullash në Tiranë.
Sipas të dhënave nga dokumentet zyrtare, kjo kompani ka marrë leje ndërtimi fillimisht nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj të datës 19.11.2020 e më pas në datën 25.11.2020 kanë kryer pagesën e taksës 8%.
Sipas lejes zhvilluesi është Agro Roma.
Në qershor të vitit 2021 KKT, me firmën e Edi Ramës dhe Belinda Balluktu miratojnë një tjetër leje ndërtimi pranë Zogut të Zi kompanisë Agro Roma 2019.
Tashmë me lejen e ndryshuar nuk do jetë vetëm kompleks rezidencial por edhe një hotel.
Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Towers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvillues “Agro Roma 2019” sh.p.k.

Në vitin 2024 Rama dhe Balluku miratojnë dhe leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Towers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqërinë “Agroroma 2019” sh.p.k.
Për ndërtimin pranë Zogut të zi, Igli Tare do të themelojë kompaninë SOHO INVESTMENT PARTNERS SHPK në shkurt të vitit 2024, me Administratore Teuta Agalliu e ëma e Soni Agalliu, tezja e Igli Tares.
Sipas të dhënave të pagave në vitin 2021 zonja Agalliu ishte e punësuar si analiste pranë FSHU, institucion varësie i Belinda Ballukut.
Ne nuk e dimë nëse ky është pallati për të cilin flet Belinda Balluku në telefon me Evis Berberin. Ne nuk e dimë nesë ky është pallati që në telefon Belinda thotë mos shisni më pak se 3000 euro.

Ne nuk e dimë nëse Bela këtë leje e firmosi nga vila në White Rocks Dhërmi apo në emër të kujt janë vilat ku veron Bela. Por të gjitha këto pikëpyetje, i takon SPAK-ut t’i japë një përgjigje.




