Berisha: Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Balluku, Oltion Bistri dhe disa elementë të tjerë, janë bërë shtabi i zi i represionit të protestës

Berisha: Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Balluku, Oltion Bistri dhe disa elementë të tjerë, janë bërë shtabi i zi i represionit të protestës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Ballukun, Oltion Bistrin dhe persona të tjerë, duke i cilësuar si “shtabi i zi i represionit të protestës”.

‘Pra, janë një bandë, këta të seleksionuar nga Rama, Lubia, ju e morët vesh që ata bëjnë mbledhje çdo ditë tek ‘Vila e kuqe’. Ku kupola e krimit, e Partisë Socialiste dhe qeverisë: Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Balluku, Oltion Bistri dhe disa elementë të tjerë, janë bërë shtabi i zi i represionit të protestës’., tha Berisha.

Pyetje: Zoti Berisha, ka selia e Partisë Demokratike një mori kamerash me rezolucion të lartë, të ulët, të gjitha kamerat. A do ja vini në dispozicion prokurorisë për të rrëzuar pretendimet e policisë?

Sali Berisha: Tani, ne që ta dini ju, bravo. Që ta dini ju, ne kemi një seri, kemi ngritur një seri padish pranë SPAK-ut të partisë, për tortura shtetërore, për krime kundër personit që mund të ngjiten në krime kundër njerëzimit, ndaj Ervin Demos, Skënder Hitajt, qoftë edhe një kryebandit i njërit prej komisariateve, drejtori i Tiranës, po edhe në komisariate është njëri prej tyre Hasrama, po.

Pra, janë një bandë, këta të seleksionuar nga Rama, Lubia, ju e morët vesh që ata bëjnë mbledhje çdo ditë tek ‘Vila e kuqe’. Ku kupola e krimit, e Partisë Socialiste dhe qeverisë: Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Balluku, Oltion Bistri dhe disa elementë të tjerë, janë bërë shtabi i zi i represionit të protestës.

Kështu që, nuk ka diskutim që do t’i ngremë të gjitha dhe janë dërguar një seri padish, ne kemi shpallur… Ju një gjë duhet të dini. Atë që shpallim ne e qëndrojmë. Ajo që kemi shpallur ne është kjo: Një, ne mbështesim me të gjithë potencialin tonë këtë protestë, dhe ju garantoj se nga ora 8 e mëngjesit që fillojnë detyrat, gjer në orën 3 të mesnatës, në komisariatet e policisë, demokratët, deputetët, anëtarët e forumit rinor, drejtues, janë në mbështetje të kësaj proteste.

Parimi i dytë, ne do të mbrojmë studentët dhe gjimnazistët. Dhe ne jemi në mbrojtje të tyre me të gjithë potencialin tonë.

Këto të dyja janë qëndrimet tona të pandryshueshme dhe këtu qëndrojmë ne, deri ditën e shporrjes të këtij narkodiktatori, që tani ka filluar… jo dua ato kushte për të dhënë dorëheqje, jo s’dua ato kushte, i them, harroje! Se një nga kushtet kryesore është dorëheqja e tij e menjëhershme.

Dy, zhbllokimi, krijimi i qeverisë kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme dhe reforma zgjedhore. Dhe zhbllokimi i të gjitha kërkesave të drejtësisë për arreste, për veprën penale të korrupsionit.

Pyetje: Pra zoti Berisha do ia vini në dispozicion pamjet nga selia e Partisë Demokratike kamerat e sigurisë.

Sali Berisha: Sigurisht po, sigurisht po i kërkoi prokuroria pa diskutim. Po ne nuk kemi, nuk bllokojmë drejtësinë ne. Ne në qoftë se i drejtohemi, po ata i bllokon Edi Rama, ju e keni parë, ata janë skandal.

Sot po shihja unë, e njihni ju një prokurore Millonai? E njihni një, simotrën siameze të Taulant Ballës. Nipi i saj student në institutin e policisë, në kundërshtim me çdo rregull, në Spitalin Ushtarak dhe ndalonte deputetët tanë që kujdesen për të sëmurë.

Shiko, këtu është një konglomerat krimi, shtetëror, krimi i karteleve të drogës, por që kësaj here shqiptarët do t’i japin vendin që meriton.

Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, ka kryer krim të shëmtuar, ka dhunuar me policë, me narkobanditë selinë e Partisë Demokratike, do jetë përgjegjës për çdo akt.

Asgjë s’na lëkund ne, as këto akte, as skenarët e tjera, as kryebanditët e tij e atij që bën shërbëtorin e shpifur të Edi Ramës, opozitë e opozitës që fusnin Shkodrën për të thyer dyert e selisë.

Asgjë, ne qëndrojmë në këtë protestë dhe do qëndrojmë deri në minutën e fundit të triumfit të saj.

Share it :