Sulmi i policisë ndaj PD, Berisha: Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë

Sulmi i policisë ndaj PD, Berisha: Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar sulmin me gaz lotsjellës ndaj selisë blu, duke e cilësuar një akt hakmarrjeje pas dështimit të skenarit të Edi Ramës për të devijuar protestën.

Berisha deklaroi se policia hodhi sasi të mëdha gazi pa asnjë motiv, duke helmuar personat që ndodheshin në godinë, ndërsa theksoi se asnjë protestues nuk kishte tentuar të kryente veprime kundër selisë së PD-së.

Kreu i opozitës paralajmëroi Ramën se demokratët janë më të vendosur se kurrë në mosbindjen civile, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

Berisha: Kjo është një rrugëkalim siç e dini, dhe këtu për shkak të pozicionit të ndërtesës, parlamentit, këtu ndodh dy-tre herë në ditë kalojnë, normale.

Por kësaj here, kur dështuan, ora erdhi dhe ata të cilët domethënë, në këtë skenar nuk po realizohej, policia në mënyrën më hakmarrëse, më të turpshme, më kriminale, dhunon territorin e partisë opozitare, Partisë Demokratike, në shkelje të rëndë të ligjeve dhe kushtetutës.

Jo vetëm që hedhin sasi të stërmëdha bombulash gazi pa patur absolutisht asnjë lloj motivi, vetëm reprezalje ndaj Partisë Demokratike për dështimin e skenarit të tyre.

Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, kanë sëmurë njerëz këtu, i kanë helmuar njerëzit, dhe ju e patë vetë.

Nuk ka patur asnjë tentativë, asnjë përpjekje nga asnjë protestues që të kryejë aktin më të vogël ndaj kësaj selie. Në këtë kuadër, paralajmëroj Edi Ramën, se me skenarë të tillë, me puçistë të cilët ne i kemi paralajmëruar, ua kemi dërguar paralajmërimin… se do mbahen personalisht përgjegjës si manipulatorë të shpifur në duart e Edi Ramës që bëjnë gjithçka brenda protestës, kundër protestës.

Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë, janë në mosbindje civile më shumë se kurrë dhe janë jo vetëm në Tiranë, por janë edhe do jenë nga Saranda, Delvina, në Tropojë.

Në të katër anët e vendit, regjimi do të dridhet, regjimi nuk ka më paqe dhe qetësi. Nesër është

një ditë e mrekullueshme, një ditë mosbindje civile në mbarë vendin.

Share it :