Sulmi i policisë ndaj PD, Berisha: Ramës i dështoi skenari, puthadorët e tij në protestë nuk i ndoqi njeri…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit me gaz lotsjellës ndaj selisë blu nga policia, duke deklaruar se Edi Ramës i ka dështuar skenari për të devijuar protestën.
Në momentin e mbërritjes në selinë e PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin se kishte tentuar të orientonte protestuesit drejt selive të partive të mëdha, ndërsa pretendoi se plani i tij nuk gjeti mbështetje te shumica e pjesëmarrësve në protestë.
Berisha deklaroi se personat që, sipas tij, Rama kishte përpjekur të përdorte për këtë skenar, u braktisën masivisht nga protestuesit.
Berisha: Sot njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik dhe i them këtu para shqiptarëve se, vendi i azilit do të jetë qelia e burgut për Edi Ramë.
Çfarë kishte planifikuar? Sot përhap nëpërmjet rrjetit të tij brenda në protestë, përhap lajmin se kryeministrinë nuk e marrin dot, dhe duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha.
Për këtë qëllim ai mori dhe futi në selinë e partisë së tij 3 inspektoriate, banditë nga kartelet e drogës, të armatosur, të pajisur me hunj dhe mjete të tjera. I dështoi.
Pse i dështoi? Sepse puthadorët e Ramës në këtë lëvizje nuk i ndoqi njeri. Jo i thanë, nuk kemi asnjë punë, ata janë në protestë me ne dhe ne nuk vijmë.
Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit, sigurisht që ata nuk kishin pse vinin. Dhe i dështoi projekti.
Tani që i dështoi projekti, i kemi me prova, përpiqen, bëjnë përpjekjen e dytë që kjo seli e PD-së do sulmohej nga ora 8:30 në orën 9:30.
Përsëri njerëzit e vërtetë të protestës që janë shumica dërrmuese nuk mund të manipuloheshin dhe jagot e Edi Ramës në lëvizje, e braktisën masivisht




