‘Paratë publike u keqpërdorën për të favorizuar PS gjatë fushatës’/ ISHSH kallëzim administrativ në KQZ

Instituti Shqiptar i Shkencave ka bërë një kallëzim administrative në KQZ për keqpërdorim parave e aseteve dhe parave publike territorin e Bashkisë Durrës në kuadër të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Institutit, keqpërdorimi shkoi në kuadër të partisë në pushtet PS në nivelin qendror dhe lokal.

”Denoncimi administrativ ka si objekt: Keqpërdorim i Parave Publike në territorin e Bashkisë Durrës, për favorizim të subjektit elektoral forca politike në pushtet (qendror dhe vendor) Partinë Socialiste, të kryer nga Këshilli i Ministrave dhe Pushteti Vendor Durrës, përmes veprimeve zinxhir të përqendruara në datat e Fushatës Zgjedhore”- thuhet në kallëzim.

Po ashtu në mënyrë të detajuar Instituti Shqiptar i Shkencave thotë se 16 muaj pas tërmetit Bashkisë së Durrësit iu dha gjatë fushatë zgjedhoer 946.44 milion lekë pa VKM.

Po ashtu theksohet se Ministria e Rindërtimit ka vonuar përfitimet për 16 muaj teksa ka paguar individë që nuk janë të përshtatshëm për përfitim ekonomik.

Më tej Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë disa veprime në kuadër të Rindërtimit duke miratuar listat e përfituesve të rinj të paidentifikuar më parë si dhe javën para 25 prillit po Bashkia ka paguar tre herë më shumë para se çdo muaj tjetër pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

KALLËZIMI ADMINISTRATIV

Instituti i Shkencave raportoi tek Komisioneri Zgjedhor për Keqpërdorimin e Parave Publike gjatë Zgjedhjeve përmes Granteve Individuale nga Fondi i Rindërtimit në zonën elektorale të Durrësit pas tërmetit të Nëntorit 2019. Një keqpërdorim i tillë shkoi në favor të partive në pushtet në nivelin qendror dhe lokal, duke garuar në këto zgjedhje. Gjashtëmbëdhjetë muaj pas tërmetit, Transferet e Pakushtëzuara iu dhanë bashkisë Durrës gjatë Fushatës Zgjedhore përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, pa një ligj, në shumën 946.44 milion Lekë. Përsëri, në datat e zgjedhjeve, Bashkia në Durrës ka miratuar listat e përfituesve të rinj, të pa identifikuar më parë. Javën para 25 Prillit, Bashkia ka paguar tre herë më shumë para se çdo muaj tjetër pas tërmetit. Ministria e Rindërtimit ka vonuar përfitimet për 16 muaj pas tërmetit dhe nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim ligjor për të garantuar që Fondi të mos keqpërdoret duke paguar individë që nuk janë të përshtatshëm për përfitimin ekonomik, prona e të cilëve është e luksoze ose një shtëpi dytësore, dmth e pasur. Komisionerit i kërkohet të ndërmarrë një hetim administrativ, të kontrollojë faktet dhe të përdorë ekspertizë të pavarur ndërkombëtare mbi përdorimin e fondeve publike në Fushatën Zgjedhore. Në fund, Komisionerit i kërkohet të vlerësojë përgjegjësitë për Favorizimin Zgjedhor përmes Keqpërdorimit të Parave Publike (neni 92/5 i Kodit)./ BW/

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.