Ndryshimi i formularit, Galdini: Krejt arbitrare, megjithatë nuk dorëzohem. Do i mbledh firnat për të kandiduar për bashkinë Tiranë

Ne nje deklaratë për media eArian Galdini – Kryetar i LRE dhe kandidat aspirant për Kryetar Bashkie i Tiranës tha arsyet pse do te perfshihet ne kete gare.

“Ndërkohë në Shqipëri ne jemi në një situatë kur gjithçka duket kaotike, porse brenda këtij kaosi ne kemi një proces zgjdhor që po përgatitet.

 

Sikurse ju e dini unë kam shprehur gatishmërinë dhe aspiratën time për të konkuruar në garën për Kryetar Bashkie të Tiranës, si kandidat i së Djathtës Humane.

 

Ne e kemi nisur proçesin prej disa javësh për mbledhjen e firmave mbështetëse nga qytetarët.

 

Tashmë opinioni publik është i njoftuar se ekipet tona prej ditësh të shumta me radhë kanë nisur proçesin e tyre të mbledhjes së firmave me këta formularë që kanë qenë të miratuar prej 2 vitesh nga KQZ.

 

Dhe ndërsa ne kemi bërë një udhëtim të gjatë, por edhe të vështirë në proçesin e mbledhjes së firmave dhe kemi kaluar gjysmën e numrit të domosdoshëm të firmave sipas Kodit Zgjedhor që unë të jem kandidati zyrtar për Kryetar Bashkie i Tiranës, i qytetarëve firmëtarë, por edhe i Lëvizjes së Re – LRE, arbitrarisht dhe në mes të garës, KQZ ka ndryshuar kartat, pra ka ndryshuar formularin duke e nxjerrë të pavlefshëm formularin e vjetër dhe për rrjedhojë dhe të gjitha firmat që janë mbledhur me formularin e vjetër.

 

Ju e dini besoj se parti që po mbledhin firma në Shqipëri nuk ka, përveç Lëvizjes së Re – LRE.

 

Kandidatë për Kryetar Bashkie aspirant në Tiranë që po mbledhin firma nuk ka përveç Arian Galdinit.

 

Ndryshimi i formularëve në mes të lojës, tregon qartazi se Rregjimi me shumë gjasa po kërkon me hile të pengojë konkurimin e Arian Galdinit si Kandidati i Qytetarëve përballë Kandidatëve të Kryetarëve.

 

Dhe përveçse është ndryshimi i kartave në mes të lojës, ne kemi nga një formular të thjeshtëzuar që është vetëm 1 fletë, kemi një formular që tashmë ka 3 fletë.

 

Shpërdorim, kosto, por njëkohësisht edhe hile.

 

Duhen firma të cilat thjesht shprehin mbështetje dhe të cilat në fakt ne prisnim që KQZ-ja, por edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore në Parlament t’i hiqte fare si të panevojshme, sepse sot Shqipëria ka më shume nevojë se kurrë për pluralizëm politik dhe për konkurencë.

 

Shqipëria nuk ka nevojë më për rrugë të ngushta dhe të mbyllura ku vetëm 2 apo 3 palë të mbajnë peng si “Tokë të Xanun” Shqipërinë.

 

Unë e konsideroj krejt arbitrare dhe prishje të garës, ndryshimin e formularit.

 

Megjithatë, sot gjej rastin që të ftoj të gjithë komunitetin e Lëvizjes së Re – LRE dhe të gjithë qytetarët e Tiranës, që t’ia rinisim nga e para.

Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi, por edhe me formularët e rinj ne do të rifillojmë proçesin e mbledhjes së firmave për ta realizuar objektivin tonë, që të jemi në garë për Bashkinë e Tiranës.

 

Dhe u them përfaqësuesve të partive të mëdhaja që kanë nën kontroll proçeset zgjedhore në Shqipëri : aty ku ju përpiqeni të pengoni, aty ne do të çlirojmë. Aty ku ju përpiqeni të bllokoni, aty ne do të shpërthejmë.

 

Shoqëria shqiptare ka nevojë për shpërthimin e energjive më të mira dhe këto firma mbështetëse do të jenë vetëm nisja.

 

Më pas hyrja ime në garë, si Kandidati i Qytetarëve përballë Kandidatëve të Kryetarëve do të përcaktojë qartazi dhe do të determinojë dhe përkufizojë njëherë e mirë faktin tashmë të pandryshueshëm se në Shqipëri është rithemeluar pluralizmi.

 

Pluralizmi i cili u vra me Kodin Elektoral të 2008-tës dhe Kushtetutën e 2008-tës me marrëveshjen Berisha-Rama, tashmë është rithemeluar.

 

Një parti e re e qytetarëve ka lindur, një kandidat i ri i qytetarëve do të qëndrojë në fushëbetejë për tu përballur me Kandidatët e Kryetarëve.

 

Dhe dua të sqaroj çdo të keqkuptuar se unë jam Arian Galdini, unë jam i djathtë në bindje, unë jam i djathtë me vendosmëri dhe nuk ka asnjë shenjë dhe asnjë gjurmë të jetës dhe të aktivitetit tim politik që më lidh me të majtën.

 

Porse unë jam qartësisht dhe vendosmërisht kundër projektit të “Tokës së Xanun” në opozitë.

 

Kush mendon se unë hyj në garë, për të marrë vota të kandidatit të opozitës që është brenda oborrit politik apo klubit politik PD-PS-PL gabohet.

 

Unë kërkoj vota që janë qartësisht kundër Sali Berishës, kundër Ilir Metës dhe kundër politikës së “Tokës së Xanun”.

 

Pra dua votat e atyre të djathtëve të cilët kurrë nuk do të kishin votuar për një parti demokratike, për një opozitë apo koalicion opozitar të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Prandaj shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjitha partive politike parlamentare, opozitare dhe të gjitha partive të reja joparlamentare që të bashkohen me mua dhe unë të jem kandidati përfaqësues i tyre, i qytetarëve, por edhe i partive të cilat janë jashtë sinoreve, përballë sinoreve, në konkurim me sinoret e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

 

Kush do një garë të qartë, vendimtare, shpalosëse përballë Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës, Arian Galdini është i gatshëm të jetë kandidati i tyre për Kryetar Bashkie të Tiranës.

 

Ftoj partitë parlamentare me vulë, pa vulë, me logo, pa logo, ftoj politikanët e rinj, nismat e reja politike, koalicionet e reja politike që të mbështesin Arian Galdinin si Kandidat të Qytetarëve për Kryetar Bashkie të Tiranës.

 

 

 

 

Video:

https://we.tl/t-QkHx7NHXv1

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.