Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike, por në përmbajtjen e tij Rama është në rreth të kuq

Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike, por në përmbajtjen e tij Rama është në rreth të kuq

Lideri i opozitës, Sali Berisha, komentoi edhe vendimin për kalimin e raportit të IBAR. Në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha theksoi se, raporti i IBAR ka kaluar për shkaqe gjeopolitike, por në atë dokument, Edi Rama është me rreth të kuq.

Berisha tha se, ka një faktor gjeopolitik dhe ky rajon do i përkasë BE dhe ky është një vlerësim jashtëzakonisht i drejtë historik dhe me interes shumë të madh për kombet tona.

Berisha: Edi Rama, referendumi i demokratëve të ka tmerruar.

E ke ndjerë gjer në palcë.

Bëre gjithçka ta përbaltësh, por të dhanë përgjigjen më të merituar.

Në mënyrë të përsëritur kemi theksuar se ne jemi shpresa e fundit.

Por, e shtuna provoi se ne jemi shpresa më e fuqishme.

Se ne në këtë kilometrin e fundit do të përmbushim me nder dhe dinjitet misionin tonë.

Nesër, Edi Rama shkon në Bruksel për konferencën ndërqeveritare për IBAR-in.

Miq, nuk ka dokument ndërkombëtar në historinë e këtij vendi, në të cilin ju qytetarë dhe qytetare të Tiranës, të jeni përfaqësuar më dinjitet se sa njerëz, në atë sallë, në atë forum, pasi raporti lobimit korruptiv u përmbys dhe raporti i ri është raporti në të cilin Edi Rama gjen Lubi Ballukun.

Edi Rama gjen Lindat e tij të përdëllyera dhe të përdëlira.

Edi Rama gjen kartelet e drogës, gjen mafien, gjen oligarkët, gjen censurën, gjen gjithçka për të cilat ju keni protestuar.

Po!

Natyrisht ndokush mund të pyesë po pse atëherë u vendos të kalojë?

Po, ka një faktor gjeopolitik dhe ky rajon do i përkasë BE dhe ky është një vlerësim jashtëzakonisht i drejtë historik dhe me interes shumë të madh për kombet tona.

Por me përmbajtjen e tij, Edi Rama është në rreth të kuq.

Në përmbajtjen e tij, si në asnjë rast tjetër, kreu i Meduzës, nga alfa tek omega, demaskohet për atë që është.

Do dëgjoni ju, mos u çudisni të dëgjoni se Edi Rama i tillë dhe i atillë.

Por ne jemi mësuar me këto.

Tani zëri ynë është më i fortë se kurrë.

Absolutisht.

Vullneti ynë është më i fuqishëm se kurrë.

Vendosmëria jonë është më e madhe se kurrë.

Share it :