Mbi 100 plumba në atentat/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: Nuk i pamë kush na qëlloi, lëvizëm me shpejtësi

Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Leka mbetën të plagosur mbrëmjen e kaluar në një atentat në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Mbi 100 plumba u derdhën në drejtim të tyre.

Një mjet tip “Renault” është gjetur duke u djegur, brenda të cilit janë zbuluar tre armë tip kallashnikov. Dyshohet se vetëm dy nga kallashnikovët janë sekuestruar.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërshtiqaj dhe Leka kanë dëshmuar para uniformave blu ku kanë deklaruar se nuk i kanë parë atentatorët dhe se nuk kanë konflikte me askënd. Të dy kanë thënë se në momentin e të shtënave kanë lëvizur me shpejtësi me mjet.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”, thanë ata.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :