Kalaja: Projekti i Porto Romanos është pezulluar pas shqetësimeve nga NATO dhe BE

Kalaja: Projekti i Porto Romanos është pezulluar pas shqetësimeve nga NATO dhe BE

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Marku, deklaroi se faktorë të rëndësishëm brenda NATO kanë ndikuar në mosavancimin e projektit të Porto Romanos, duke e cilësuar atë si ‘korruptiv dhe kriminal’.

Sipas Kalasë, shqetësimet janë ngritur edhe nga Bashkimi Europian, i cili ka reaguar disa herë lidhur me projektin e ndërtimit në Porti i Durrësit. Ajo theksoi se projekti bie ndesh me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe nuk respekton rregullat e konkurrencës, duke shtuar se BE ka pezulluar një fond prej rreth 28 milionë eurosh të destinuara për portin.

Kalaja ngriti gjithashtu shqetësimin për dhënien e një sipërfaqeje prej rreth 1.2 milionë metrash katrorë një investitori privat, duke e konsideruar atë si pronë publike që u përket qytetarëve shqiptarë. Ajo nënvizoi rëndësinë historike të portit të Durrësit, duke e cilësuar si një aset me mbi 3000 vite histori dhe identitet kombëtar.

Një lajm ekskluziv që unë dua të ndaj me emisionin tuaj të nderuar, është që njerëz shumë të rëndësishëm brenda NATO-s, nisur nga informacionet që kanë marrë nga ne, por edhe nga disa njerëz të besuar brenda mazhorancës, kanë ndikuar që të mos avancohet me projektin korruptiv dhe kriminal të Porto Romanos.

Ne sot jemi në një situatë ku vetë Bashkimi Europian ka ngritur disa herë shqetësimin në lidhje me ndërtimin e portit të Durrësit, për sa kohë që ky ndërtim prek dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit me Bashkimin Europian, për sa kohë që nuk respektohen rregullat e garës, për sa kohë që kemi një emër të paracaktuar dhe për sa kohë sa vetë Bashkimi Europian ka pezulluar një fond jo të vogël, po rreth 28 milionë euro, të cilat ishin të destinuar për portin e Durrësit.

Ndërkohë të mos harrojmë që ka një sipërfaqe prej 1 milion e 200 mijë metër katror, të dhëna Alalabarit, të cilët janë truall i që i takon qytetarëve shqiptarë, është një histori mbrapa portit të Durrësit, është një histori 3000-vjeçare, është një identitet që përfaqëson jo vetëm Durrësin, por përfaqëson gjithë Shqipërinë.

Duke prishur portin e Durrësit pa ndërtuar fillimisht një port tjetër për ankorimin e anijeve, ne jo vetëm i kemi bërë një dëm imazhit të Shqipërisë, po i kemi sjellë edhe një kosto shumë të lartë, për sa kohë që nuk ka një raport fizibiliteti as për portin e Durrësit, as për portin e ri në Porto Romano.

Sepse e dini dhe ju shumë mirë që fillimisht u procedua për një port jahtesh, pastaj dolëm në një investim, i cili në fakt përveçse ne na ka futur bashkë ortak me 33.33%, por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhi mbas disa vitesh, por ne kemi një gjë të sigurtë, që përveç humbjeve që do vazhdojmë të kemi si qytetarë shqiptarë, si buxhet i shtetit të Shqipërisë, si në raport dhe me marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë, po mbi të gjitha ne do kemi një port katër herë më të vogël dhe të ardhurat e pritshme do të jenë shumë më të vogla.

Për sa kohë që edhe mënyra se si do të ngrihet porti i ri në Porto Romano, nuk do të ketë mundësinë apo nuk do t’i japim mundësinë që aty të përpunohen anijet e tonazhit të rëndë, duke bërë këtë sistem të portit e Durrësit nga një port me rëndësi ta kalonim në një port i cili do të ketë problematika në vazhdimësi.

Problemi i rëndësishëm është që sot që ne flasim i nderuar, porti i Durrësit është në duart e bandave më të rrezikshme shqiptare, për të cilat në fakt nuk flasin vetëm Partia Demokratike, kryetari i saj apo ne të gjithë si opozitarë, por flasin qartësisht raportet e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme dhe e rrezikshme në gjithë këtë histori, është se kompania për të cilën flitet si një kompani serioze për ndërtimin gjoja të të banesave, sepse në portin e Durrësit nuk do ketë më jaht marine, do jetë vetëm një pjesë e vogël, pra pjesa tjetër janë ndërtime pallatesh dhe nëse këto e kishin aq me merak ndërtimin e pallateve apo të kullave, mund ta bënin në Porto Romano dhe me një shumë të papërfillshme në raport me investimet që priten të bëhen, me një shumë 1 miliardë euro, ne mund ta kishim kthyer portin aktual të Durrësit në portin më konkurrues në rajon’, u shpreh Adriana Kalaja gjatë bisedës në SYRI TV.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.