Hysen Meta, djali i madh i Pëllumb Metës, ka deklaruar se nuk është ai personi që vrau babanë.
Meta ka deklaruar para trupës gjyqësore në Gjykatën e Durrësit, se ishte Hygerta ajo që qëlloi mbi babanë. Sipas 24-vjeçarit, ka qenë i hutuar kur ka dëshmuar ë polici se autori i vrasjes ishte ai.
Nuk e kam bërë unë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe kam parë që motra e vogël ka qëlluar babanë. Donte ta drejtonte me zor babai. Nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Kam qenë i hutuar. Na ka ardhur keq për këtë që i ndodhi babait”, ka deklaruar Hysen Meta.
Ndërsa djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka dëshmuar se ishte nëna që i tregoi se babai i tyre ishte vrarë.
“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.




