Editori i “Albania Files” u përzgjodh nga Blendi Gonxhe si kurator në birnalen e Venecias
Disa ditë më parë doli në publik botimi ‘sekret’ i Kryeministri Edi Rama, “Libri rozë” i arkitekturës, i njohur me emrin “The Albanian Files”.
Ky botimi i parashikuar për një rrjet të ngushtë bashkëpunëtoresh dhe investitorësh rrodhi në publik, pasi Rama ja dhuroi me dedikim një gazetareje të huaj, e cila më pas ja shpërndau edhe gazetareve shqiptarë.
Ndërkohë, sipas raportimeve, editorja e këtij libri, Anneke Abhelakh, u përzgjodh si kuratore e Pavijonit Shqiptar në Birnalen e Arkitekturës në Venecia 2025, një projekt zyrtar i shtetit shqiptar ku komisioner i pavijonit ishte Blendi Gonxhja.
Ekspozita e Bienales, përfshin një numër të konsiderueshëm studiosh arkitekturore që janë pjesë edhe e librit “The Albanian Files”, duke evidentuar një vazhdimësi tematike mes botimit dhe projektit të prezantuar në Bienale.
Ndërkohë, në faqen zyrtare të Pavijonit Shqiptar thuhet se projekti është mbështetur nga sponsorë anonimë, pa bërë publike identitetin e tyre.




