Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, të cilët prej një muaji kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Kjo shënon ditën e 28-të të protestës qytetare.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Një tjetër thirrje në kor ishte “Poshtë patronazhistët”.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” ishte një tjetër thirrje. Nuk kanë munguar as thirrjet e përnatshme “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Në shumë shtete tradhtia ndaj atdheut dënohet me dënim kapital. Edhe në Shqipëri shpresojmë që në të ardhme të dënohet me burg përjet”, tha Arben Kola, një nga organizatorët e protestës.

Share it :