Humbi ekuilibrin dhe ra në bodrum, humb jetën një person në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi. Një 70-vjeçar duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në një bodrum. Fatkeqësisht, si pasojë ai ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh. A., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :