Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga parlamenti me 10 ditë për 6 deputetë e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit gjatë seancës së kaluar.
Këtë herë, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16 shkurt, ku deputetë të opozitës bllokuan mbarëvajtjen e seancës plenare.
Shtatë deputetët e PS kërkojnë përjashtimin me 10 ditë të gjashtë deputetëve të PD, dhe me 20 ditë për deputetin Edmond Spaho. Në shkresë thuhet se deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli, penguan zhvillimin e seancës dhe krijuan kaos në Kuvend.





