Censura ndaj opozitës/ Berisha: Jemi detyruar të bëjmë monitorimin e 4 medieve kombëtare për të rrëzuar shpifjen e Ramës
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur sërish për censurën që po i bëhet opozitës nga mediat e oborrit qeveritar.
Berisha, gjatë konferencës për shtyp, tha se jemi detyruar të bëjmë monitorimin e katër medieve kombëtare për të rrëzuar shpifjen e Ramës.
Berisha: Censura e opozitës është një nga aktet më të shëmtuara të narko-mafies qeveritare.
Edi Rama, para 10 ditësh, u tha shqiptarëve në një aktivitet me prani ndërkombëtare se start-upi i tij, apo çibani i ri i korrupsionit të tij, e kishte informuar se 60 përqind të kohës, media në Shqipëri i kushtonte opozitës.
Dhe se për këtë, miqtë e tij, vetëkuptohet lobistë të korruptuar, kishin shprehur shqetësim dhe habi.
Duhet të kesh moralin që ka ai.
Duhet të kesh dinjitetin që atij i mungon.
Duhet të kesh fytyrën që ai nuk ka, që të mashtrosh publikun, t’i servirësh publikut një gënjeshtër të tillë.
Një gënjeshtër, një mashtrim, një trillim për një çështje themelore të një shoqërise siç është hapësira informative.
Duhet të jesh pra siç është Edi Rama, kreu i një organizate kriminale, që të mund të trillosh para shqiptarëve dhe botës se në vendin e tij, mediat 60 përqind ia kushtojkan opozitës dhe restin atij dhe Lindave të tij gjynahqare.
Në fakt, nuk duhet ta bënim ne.
Ka një media apo një OJF që emërtohet Faktoje dhe që unë, faktimin e quaj një nga domosdoshmëritë absolute për çdo media që transmeton mashtrime dhe trillime.
Por, Faktoje ka zgjedhur të faktojë se çfarë bëri opozita nga kjo kohë në atë kohë dhe unë e falënderoj, e inkurajoj të vazhdojë, por vetëm kur bën vlerësime politike, duhet të dijë të ndajë politikën nga faktet dhe realiteti.
Pra, në vend se ta bënte një institucion i pavarur, u detyruam ne, u detyrua zyra e shtypit të PD, të marrë të gjitha emisionet javore të lajmeve jo të të gjitha mediave, por të katër medieve kombëtare.
Cila është koha në lajme që ato i japin opozitës dhe qeverisë?
Pra, janë monitoruar sekondë për sekondë dhe u lutem Floriana, mos harro t’ua shpërndash të gjitha medieve, por në mënyrë të veçantë edhe asaj Faktoje, jo për ta dekurajuar, por për ta inkurajuar në punën e saj sepse unë e quaj të dobishme dhe të domosdoshme përpjekjen për faktim.
MONITORIMI
Shkarko dokumentin




