Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, sipas analizës së kohës së transmetimit, Top Channel, Klan dhe RTSH i japin mbi 90% hapësirë qeverisë, ndërsa opozita, trajtohet në mënyrë minimale ose të kufizuar.
Berisha u shpreh se kjo situatë përbën një deformim të informimit publik dhe një favorizim të qartë politik në media.
Berisha: Top Tuneli në këtë edicion i jep qeverisë rreth 3 minuta, për opozitën nuk ka vend. Opozita e ndaluar.
Vazhdojmë.
Klani i jep qeverisë 5 minuta e 40 sekonda, për opozitën, e ndaluar.
RTSH ka 2 minuta e 10 sekonda, kurse këtu e ka me parlamentin, por jashtë parlamentit asnjë minutë për opozitën.
Përsëri më pro-opozitar del Vizion Plus, i cili qeverisë i ka dhënë 6 minuta e 32 sekonda, opozitës katër minuta.
Këta duhet të kërkojnë t’i çojmë të bëjnë shkollë tek Vizion Plusi, të tre këta të tjerët.
Top Kanali i jep qeverisë 7 minuta, gjer tre minuta i jep opozitës.
Duket se ka munguar ndrikulla atë ditë.
Vizion Plus del një ditë që i ka dhënë më shumë opozitës se qeverisë. Ia hoqi Tringun Edi Rama, i fluturoi Tringu atij. E keni marrë vesh besoj.
Tani shumimi i të gjithave në këtë javë është.
Për PD, katër mediat kombëtare kanë dhënë në të gjitha emisionet e lajmeve të tyre 1 orë e 47 minuta e 39 sekonda.
Për Partinë e Krimit, kanë dhënë 6 orë e 5 minuta dhe 1 sekondë.
Të tjerat janë neutrale.
Pra siç e shihni, 80 përqind e të gjithë kohës në lajme janë të qeverisë.
Dhe janë 20.3 përqind të opozitës.
Raporti është në këtë javë 1 me 4.
Është një akt i shëmtuar për të mos thënë se ua përmirëson pak Vizion Plusi, se po ta heqësh Vizion Plusin, këto të trija Top Kanali, Klani dhe TVSH dalin mbi 90 përqind rroftë Edi Rama dhe poshtë opozita.
Dhe 10 përqind për opozitën.
Ja kjo është. Ta dinë shqiptarët…
Nuk kemi bërë disa televizione të tjera jokombëtare, por edhe ato mund t’i bëjmë.




